Falsifikoi diplomën e universitetit për të filluar punë në Policinë e Shtetit dënohet me 200 mijë lekë gjobë 27-vjeçari Kreshnik Kurti.
Prej më shumë se një viti Kurti kish arritur të futej deri në strukturat e larta të policisë duke mos e pasur aspak problem të bëhet pjesë e stafit të Drejtorisë së Përgjithshme e të kishe në dorë dhe informacione të rezervuara.
Më 25 shkurt 2015 Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm e procedoi penalisht Kurtin, i cili gjatë hetimeve ka pranuar falsifikimin e dokumenteve e më pas është larguar nga detyra.
Pas këtij dënimi, SHKB ka nisur një tjetër hetim për të zbuluar mënyrën e rekrutimit të Kurtit në polici dhe ndihmesat që ai ka pasur për të shmangur kontrollet për vërtetësinë e diplomës së falsifikuar.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com