Gjatë 12 orëve të fundit janë arrestuar nga policia 4 persona, pasi iu gjetën dhe bllokuan dokumente të falsifikuara.
 
Të arrestuarve në aeroportin e Rinasit gjatë kontrollit iu gjetën dhe sekuestruan karta greke dhe italiane të falsifikuara.
 
Rinas 
Gjatë 12 orëve të fundit arrestohen 4 shtetas për veprën penale "Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave", parashikuar nga neni 189/2 i Kodit Penal.
 
Konkretisht:
•             U arrestua në flagrancë shtetasi Edmond.Z vjeç 29 banues në Tiranë, pasi në Rinas, ju gjet e bllokua një kartë identiteti italiane, e falsifikuar.
 
•             Beqir.GJ vjeç 18 banues në Tiranë, pasi në Rinas, ju gjet e bllokua një kartë identiteti italiane, e falsifikuar.
 
•             Xhemil.C, vjeç 20, banues në Durrës, pasi në Rinas, ju gjet e bllokua një kartë identiteti greke, e falsifikuar.
 
•             Redon.Ç, vjeç 30, banues në Lushnjë, pasi në Rinas, ju gjet e bllokua një kartë identiteti greke, e falsifikuar.


dy.b/shqiptarja.com