'Karta'/ Studentët: Na favorizon nga ana ekonomike, ishte një nga pikat e protestës

'Karta'/ Studentët: Na favorizon nga ana ekonomike, ishte një nga pikat e protestës

Studentët e Universitetit të Tiranës shprehen entuziastë që më në fund do të mund të pajisen me kartën e studentit në muajin maj.

Modeli i kartës i lançuar këtë javë nga ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini dhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përmbush një tjetër zotim të Paktit me Universitetin, ku studentët do të përfitojnë shërbime falas ose me çmime tepër të reduktuara.

Vetë studentët shprehen të lumtur për këtë fakt dhe thonë se kërkesat e protestës së dhjetorit po plotësohen të gjitha.

“Më në fund na erdhi dita. Pse jo të mos përfitojmë edhe ne”, thotë një studente.

“Studentët kanë shumë shpenzime. Unë nuk jam nga Tirana dhe i përballoj vetë shpenzimet. Karta e studentit do të na vinte në ndihmë sigurisht”, thotë një tjetër studente.

Një tjetër studente tha se paisja me kartën e studentit është një ndihmë e madhe nga ana ekonomike.

“Është për t’u vlerësuar fakti që kërkesat tona po realizohen dhe pajisemi në muajin Maj pasi është ndihmëse e madhe nga ana ekonomike. Normalisht që mund të vlerësohet mirë përderisa ishte një nga pikat e protestës, plus që na favorizon ne nga ana ekonomike si nga ana që të ndjehemi si studentët e vendeve të tjera”, tha studentja.

Aplikimet  për kartën do të behën në zyra te posaçme që do ngrihen në çdo fakultet, në muajin maj./atsh

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?