KAS regjistroi PD-në e Alibeajt në zgjedhjet vendore, Dashnor Sula: Kandidatët e dalë nga ‘Primaret’ të regjistrohen nën siglën tonë

Vendimi i KAS ditën e sotme për regjistrimin e PD-së së Alibeajt në zgjedhjet lokale të 14 majit, ka sjellë reagime të shumta në skenën politike të vendit.

Deputeti, Dashnor Sula në studion e Report TV me gazetarin Arbër Hitaj, tha se kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka qenë në një presion të madh politik mbi vendimin që mori ditë më parë për të mos pranuar kërkesën e PD-së në zgjedhje, me arsyetimin se mungonte deklarata solemne e Lulzim Bashës i cili konsiderohet kryetari ligjor.

“Tjetër gjë është vendimi i një gjyqtari dhe tjetër vendimi i një trupi gjykues. Nuk dua të bëj debat apo të fyej Celibashin por më vjen keq që këtë herë ka qenë në presion politik të caktuar, pavarësisht problematikave që ka brenda PD. Por nuk mund të marrë krahun e një pale, përrderisa pranon 99% të dokumentave dhe nuk pranon një dokument, nuk shkon”-tha Sula i cili theksoi se nuk është normale të mendohet shkarkimi i Celibashit vetëm për këtë fakt.

Mes të tjerash, deputeti përsëriti thirrjen e bërë ndaj kandidatëve të dalë nga Primaret e Rithemelimit, duke kërkuar që këta të fundit, të regjistrohen nën siglën e PD-së në zgjedhjet lokale të 14 majit. Ai tha se vula e PD-së nuk është as e Alibeajt dhe as e Berishës dhe shtoi se edhe deputetët e tjerë janë të mendimit që të kenë vetëm një kandidat të përbashkët në zgjedhje, 

“Unë dhe kolegët e mi i shtrijmë dorën të gjithë kandidatëve të dalë nga procesi i Primareve të regjistrohen në siglën e PD-së si individë. Sepse vula apo sigla nuk është pronë as e Alibeajt as e Berishës.  Unë personalisht si deputet i Elbasanit, bashkë me Bardhin, Gështenjën dhe të tjerët, jemi në linjën që ne të kemi një kandidat të përbashkët. Luçiano Boçi është vëllai ynë demokrat, kemi ndarë lot gëzimi bashkë, unë u dal në krah kandidatëve të tjerë”- u shpreh deputeti.

Sula u shpreh i bindur se dalja me dy kandidatë në zgjedhjet vendore të 14 majit, do të ishte e kotë pasi do të siguronte humbjen përballë kandidatëve të mazhorancës. Por gjithashtu ai e konsideroi si të papranueshëm koalicionin e zyrtarizuar mbrëmjen e djeshme mes Metës dhe Berishës ku në listën e partive anëtare, ishte edhe PD. Mbrëmjen e 15 marsit,, sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari dorëzoi në KQZ kërkesën për regjistrimin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” që kryesohet nga Partia e Lirisë. E dyta në renditjen e partive përbërëse të koalicionit, është edhe Partia Demokratike e Berishës, gjë që pritet të sjellë edhe kthimin e kërkesës për këtë koalicion pasi KQZ nuk e ka pranuar regjistrimin e PD-së së kryesuar nga ish kryeministri, me argument se Basha është ende kryetari ligjor i partisë. Pjesë e koalicionit janë edhe Partia Republikane dhe Partia e Bashkimit për të Drejtat e Njeriut. 

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • edi: 16/03/2023 22:27

    ju "demokratet" e vules nuk dini çfar kerkoni. Ne vend qe te kerkoni bashkimin me pjesen tjeter ju kerkon kandidatet ! Per çfar ju duhen kandidatet kur nuk keni elektorat !?

    Përgjigju
  • Babloku: 16/03/2023 18:52

    Po ata jane veglat e nongrates o kaqol

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Rezultati në Shkodër nëse do votohej sot, garë e fortë PD-PS, socialistët më të preferuar në Shqipëri, demokratët në emigracion

Sondazhi/ Rezultati në Shkodër nëse do votohej sot, garë e fortë PD-PS, socialistët më të preferuar në Shqipëri, demokratët në emigracion