Të gjithë kemi mënyrat tona të të mbaturit mëri dhe të falim ose jo kjo është çështje më vete.
 
Falja është diçka shumë e vështirë, por sipas astrologëve, personat që i përkasin shenjës së Binjakëve, Gaforres, peshores dhe peshqit, nuk e mbajnë gjatë inatin dhe falin shpejt.
 
Binjakët
Të lindurit në shenjën e binjakëve janë, njerëz kreativë që  nuk hezitojnë për të reaguar.
 
Gjithashtu ata shumë shpejt i harrojnë gjërat dhe nuk e mbajnë gjatë inatin.
 
Gaforrja
Personat që i përkasin shenjës së gaforres janë shumë familjarë.
 
Ata kënaqen me gjërat e thjeshta që iu ndodhin në jetë, si familja apo miqtë e ngushtë dhe nuk e kanë problem të të falin duke dhënë një mundësi tjetër.
 
Peshorja
Peshoret janë tipa që gjithmonë kërkojnë balancë.
 
Ata vlerësojnë njerëzit në mënyrën e duhur dhe falin shumë shpejt, pasi nuk dinë të mbajnë inat.
 
Peshqit
Peshqit janë një prej shenjave më paqësore dhe që i shmanget konfliktit.

Janë njerëz besnikë dhe jo egoist dhe këto veçori I bëjnë të balancojnë kokëfortësinë dhe të jenë më paqësorë.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com