Katër të lënduar në metalurgjikun "Ferronikel"
Katër punonjës të Ferronikelit janë lënduar lehtë pas një shpërthimi që ndodhi mbrëmë rreth orës 18 e 30 minuta në këtë kompleks në Drenas.
Ndërkohë, me të dëgjuar shpërthimin, dhjetëra banorë të Drenasit u mblodhën para portës së Ferronikelit për të protestuar për kushte më të mira të punës, ngase shpërthimet si kjo kanë ndodhur disa herë në këtë kompleks, e nga të cilat po lëndohen punëtorët. Disa prej tyre provuan të hynin me forcë brenda në kompleks, por u zmbrapsën nga policia e cila përdori lotësjellës. .
Katër punonjës të Ferronikelit janë lënduar lehtë pas një shpërthimi që ndodhi mbrëmë rreth orës 18 e 30 minuta në kompleksin metalurgjik në Drenas.
Ndërkohë, me të dëgjuar shpërthimin, dhjetëra banorë të Drenasit u mblodhën para portës së Ferronikelit për të protestuar për kushte më të mira të punës, ngase shpërthimet si kjo kanë ndodhur disa herë në këtë kompleks, e nga të cilat po lëndohen punëtorët. Disa prej tyre provuan të hynin me forcë brenda në kompleks, por u zmbrapsën nga policia e cila përdori lotësjellës. Sipas menaxherit Johanis Gajtanas, gjendja e tyre shëndetësore është stabile. Pavarësisht insistimeve tonë për të hyrë dhe parë nga afër vendin, përkaqësisht furrën elektrike, ishte e pamundur të filmohej vendi ku ka ndodhur shpërthimi. Mësuam se të lënduarit janë: Hysni Podrimçaku, Halit Gashi, Nexhmedin Sallahu dhe Skënder Nika.
“Të lënduarit janë duke u trajtuar brenda në ambulancë. Dhe shumë shpejt ata mund të shkojnë në shtëpi. Nuk ka pasë lëndime serioze, vetëm disa djegie në dorë dhe në krahë" tha Johanis Gajtanas, menaxher i kompleksit “Feronikel” duke shtuar se të lënduarit janë trajtuar fillimisht brenda kompleksit metalurgjik. Në vendin e ngjarjes doli edhe kryetari i Drenasit, i cili kërkoi shpjegime nga drejtuesit e Ferronikelit për ngjarjen e mbrëmshme.
Pas këtij incidenti ka reaguar lëvizja "Vetëvendosje" nëpërmjet një komunikate, e cila këtë shpërthim e quan pasojë të drejtpërdrejtë të privatizimit të egër. Më tej, në komunikatë thuhet se "Vetëvendosje" u është bashkuar protestave të punëtorëve që kanë denoncuar parregullsitë e privatizimit të Ferronikelit.
Shtesë: Në komunikatën e lëshuar tani nga "Ferronikel" thuhet se mbrëmë ka ndodhur një rrjedhje metali nga bërthama ftohëse e cila ka shpërthyer gjatë kontaktit me ujin në furrën elektrike numer 1.Si pasojë janë djegur lehtë 4 punëtorë të cilët janë në shtëpitë e tyre.
/rg/shqiptarja.com/
Sondazhi i ditës:
A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?
-
PO
40.3%
-
JO
49.9%
-
NUK E DI
9.9%
Vota total: 1356
Lajme të tjera
-
Robert Aliaj: “Ekranet shqiptare promovojnë tallava dhe jo çunat dhe gocat e mira si modele”
24 Mars, 13:50
-
Arrestohet 49-vjeçari në Dibër, qëlloi me kallashnikov pas sherrit me bashkëfshatarin për çështje pronësie
24 Mars, 13:50
-
EURO 24/ Ndeshja me Poloninë, Gjasula: Luaj edhe në qendër të mbrojtjes nëse duhet! Ramadani: Dua të jem titullar, të marrim përgjegjësi
24 Mars, 13:49
-
‘Inceneratori i Fierit’ kalon për gjykim, avokati i Arben Dervishajt: Janë devijuar hetimet, faturat janë të falsifikuara
24 Mars, 13:46
-
Ç’fushatë do të bëjnë kandidatët e Foltores?
24 Mars, 13:45
-
Charles III shtyn vizitën në Francë! Daljet e para shtetërore si monark u pezulluan pas trazirave për reformën e pensioneve
24 Mars, 13:37
-
U arrestua nga SPAK për abuzim me tenderin 322 mln lekë, shkarkohet nga detyra kreu i bashkisë Bulqizë Lefter Alla
24 Mars, 13:34
-
Avokati i Bllakos: Akuza për korrupsion nuk ekziston tek ai! Çështja penale ndaj tij duhet pushuar, nuk është funksionar i lartë
24 Mars, 13:29
-
Frrok Çupi: Xi erdhi, pa… dhe e la Putinin prapë në rrethim
24 Mars, 13:22
-
GJKKO kalon për gjykim dosjen e inceneratorit të Fierit, të akuzuar Lefter Koka, Alqi Bllako dhe 8 të tjerë
24 Mars, 13:13
-
Ilir Meta feston sot ditëlindjen, poston foton e veçantë më të ëmën
24 Mars, 13:12
-
'Jemi Kombëtare e brishtë, s'kemi rritje', Rudi Vata për Report TV: Sylvinho detyrim të qëndrojë në Shqipëri, s'i siguruan një miqësore
24 Mars, 13:11