KATAR 2022/ 'Botërori No Stop', gjithë golat e ndeshjeve të 26 nëntorit (VIDEO)

Çdo mbrëmje në orën 11:00, në emisionin ‘Botërori, No Stop’ në Report Tv do të keni mundësi që të ndiqni momente më pikante të çdo sfide të kampionatit botëror ‘Katar 2022’. Janë zhvilluar plot 4 ndeshje dhe rezultatet janë si më poshtë.

Goli i Zielinskit dhe Levandovskit për herë të parë në Botëror i dha tre pikët e para Polonisë në Katar 2022. Europianët mposhtën 2-0 Arabinë Saudite.

Më këtë fitore Polonia ngjitet në vendin e parë në grupin C të paktën përkohësisht. Sfida tjetër e këtij grupi është mes Argjentinës dhe Meksikës.

Ndërkohë më herët për llogari të grupit D Australia mposhti 1-0 Tunizinë. Një gol i Djuke u dha tre pikët e para australianëve në këtë Botëror dhe i fut në garë për të kaluar më tej.

Argjentina fitoi 2-0 me Meksikën duke marrë 3 pikë. Ndërkohë, fitorja kundër Danimarkës e bëri Francën kombëtaren e parë që siguron turin e 1/8 të Botërorit të Katarit.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet