KATAR 2022/ 'Botërori No Stop', gjithë golat e ndeshjeve të 29 nëntorit (VIDEO)

Çdo mbrëmje në orën 11:00, në emisionin ‘Botërori, No Stop’ në Report Tv do të keni mundësi që të ndiqni momente më pikante të çdo sfide të kampionatit botëror ‘Katar 2022’. Janë zhvilluar plot 4 ndeshje dhe rezultatet janë si më poshtë.

Holanda dhe Senegali janë dy skuadrat që kualifikohen në 1/8 e Botërorit nëpërmjet grupit A. I mjaftonte edhe një barazim, por në ndeshjen e fundit të grupit A Holanda ka fituar pastër 2-0 kundër vendit organizator të Botërorit Katarit.

Në stadiumin ‘Al Bayt’ goli i parë erdhi në minutën e 26 nga i përhershmi Gapko, i cili hyri hyri në historinë e ‘tulipanëve’ si sulmuesi i parë që arrin të shënojë 3 golat hapës në 3 ndeshjet e para në grupe.

Ndërkohë shumë emocionuese ka qenë sfida tjetër e grupit, pasi Senegali që kërkonte fitore patjetër për t’u kualifikuar ia ka dalë 2-1 kundër Ekuadorit.

Pas 3 ndeshjeve në grup Holanda kualifikohet si e para me 7 pikë, e ndjekur nga Senegali me 6, Ekuadori 3 dhe Katari 0. Vendi organizator është i pari në historinë e Botërorëve që merr 3 humbje në grup dhe i pari që pëson 7 gola.

Nga ana tjetër, SHBA fitoi 0-1 me Iranin në grupin B të Kupës së Botës. Në "Al Thumama" të Dohas, SHBA iu fal golit të Pulisic për të kaluar në 1/8 e kompeticionit, me duelin që ishte i fundit në këtë grup.

Anglia fitoi 0-3 me Uellsin në grupin B të Kupës së Botës. Ndeshja e fundit e grupit e zhvilluar në "Ahmad bin Ali" në Al Rayyan foli për djemtë e Southgate, me Uellsin që mbijetoi vetëm në pjesën e parë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE