KATAR 2022/ 'Botërori No Stop', gjithë golat e ndeshjeve të 30 nëntorit (VIDEO)

Çdo mbrëmje në orën 11:00, në emisionin ‘Botërori, No Stop’ në Report Tv do të keni mundësi që të ndiqni momente më pikante të çdo sfide të kampionatit botëror ‘Katar 2022’. Janë zhvilluar plot 4 ndeshje dhe rezultatet janë si më poshtë.

Argjentina dhe Polonia janë dy skuadrat e kualifikuara për në fazën e 1/8 në grupin C. Kjo sepse argjentinasit mposhtën 2-0 Poloninë në ndeshjen e fundit të grupit, duke u renditur e para me 6 pikë.

Meksika fitoi 1-2 me Arabinë Saudite në grupin C të Kupës së Botës. Golat e Martin dhe Chavez nuk e ndihmuan skuadrën nga Amerika e Veriut që të kalonte në 1/8 e Botërorit.

Tunizia fitoi 1-0 me Francën në grupin D të Kupës së Botës. Një gol i Khazri në minutën e 58 të ndeshjes i dha tri pikë afrikanëve në "Education City Stadium" të Al Rayyan.

Australia fitoi 1-0 me Danimarkën në grupin D të Kupës së Botës, me "Kangurët" që kalojnë në fazën me eleminim direkt. Një gol i Leckie vulosi tri pikët për Australinë në ndeshjen e fundit të grupit D. Kësisoj australianët e trajnerit Arnold kalojnë në 16 skuadrat më të mira të botës.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë