KATAR 2022/ 'Botërori No Stop', gjithë golat e ndeshjeve të 4 dhjetorit (VIDEO)

Çdo mbrëmje në orën 11:00, në emisionin ‘Botërori, No Stop’ në Report Tv do të keni mundësi që të ndiqni momente më pikante të çdo sfide të kampionatit botëror ‘Katar 2022’. Janë zhvilluar dy ndeshje, ku Anglia dhe Franca kanë arritur të kalojnë në çerek finale. 

Anglia fitoi 3-0 me Senegalin në 1/8 e Kupës së Botës, duke marrë një biletë për në çerekfinale. Skuadra e Southgate do luajë në Francën në fazën që vjen, në një duel që pritet me interes për vetë formën e skuadrave. "Tre Luanët" e Anglisë sfidojnë kampionët e botës në fuqi, me ndeshjen që shihet si një finale e parakohshme.

Ndërkohë edhe Franca fitoi 3-1 me Poloninë duke marrë një biletë për në fazën çerekfinale të Kupës së Botës. Dopieta e Mbappe dhe goli i Giroud i dhanë të drejtë djemve të Deschamps të kalojnë më tej në Botërorin e Katarit, teksa Polonia mund të ngushëllohet me golin e Leëandoëskit në fundin e takimit nga pika e bardhë e penalltisë. Tanimë Franca luan me Anglinë në çerekfinalet e Botërorit.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Akuzohet për marrje ryshfeti, ligjvënësi Cuellar: Do vazhdoj fushatën për një mandat tjetër

Akuzohet për marrje ryshfeti, ligjvënësi Cuellar: Do vazhdoj fushatën për një mandat tjetër