KATAR 2022/ 'Botërori No Stop', gjithë golat e ndeshjeve të 4 dhjetorit (VIDEO)

Çdo mbrëmje në orën 11:00, në emisionin ‘Botërori, No Stop’ në Report Tv do të keni mundësi që të ndiqni momente më pikante të çdo sfide të kampionatit botëror ‘Katar 2022’. Janë zhvilluar plot 2 ndeshje dhe rezultatet janë si më poshtë.

Argjentina ka kaluar me mjaft vështirësi në çerekfinale të Botërorit, pasi mundi me rezultatin e ngushtë 2-1 Australinë. Amerikano-jugurorët shënuan fillimisht në minutën e 35 me Messi-n, i cili gjeti rrugën e rrjetës në ndeshjen e tij të 1000 si profesionist. Për më tepër ky ishte goli i parë që ‘ylli’ argjentinas shënonte në një fazë me eliminim direkt në Botëror.

Në pjesën e dytë difishoi Julian Alvarez, por një autogol i Fernandez në minutën e 77 zgjoi shpresat e australianëve për kualifikim. Ata tentuan dhe patën disa raste deri në fund, por nuk ia dolën. Madje ‘heroi’ në fund ishte portieri Martinez, pasi ndeshja do kishte kaluar në shtesë.

Ndërkohë në çerekfinale Argjentina do përballet me Holandën, pasi më herët ‘tulipanët’ fituan 3-1 kundër SHBA. Ekipi i drejtuar nga Van Gal e dominoi përballjen nga fillimi në fund, me golin e parë që erdhi në minutën e 10 nga Depay. Pa shkuar në dhomat e zhveshjes Holanda dyfishoi me Blind, i cili u shërbye nga Dumfies, futbollisti i Interit që ndihmoi edhe në zhbllokimin e rezultatit.

SHBA u përpoq të futej në lojë për kualifikimin teksa në minutën e 76 shkurtuan me Wright, ndërsa pa kaluar shumë Dumfries vulosi gjithçka. Anësori u shpall edhe futbollisti i ndeshjes.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Vjosa Osmani e zemëruar me BE pas samitit të Ballkanit Perëndimor

Vjosa Osmani e zemëruar me BE pas samitit të Ballkanit Perëndimor