KATAR 2022/ 'Botërori No Stop', gjithë golat e ndeshjeve të 9 dhjetorit (VIDEO)

Çdo mbrëmje në orën 11:00, në emisionin ‘Botërori, No Stop’ në Report Tv do të keni mundësi që të ndiqni momente më pikante të çdo sfide të kampionatit botëror ‘Katar 2022’. Janë zhvilluar dy ndeshje, ku Argjentina dhe Kroacia kanë arritur të kualifikohen për gjysmëfinalen. 

Argjentina fitoi me Holandën pas 120 minutave lojë dhe penalltive dhe kalon në gjysmëfinalet e Kupës së Botës. Pas lojës së rregullt ndeshja u mbyll 2-2, me skuadrat që në shtesën prej 30 minutash nuk gjetën më gola. Fati i duelit u vendos nga "ruleta ruse", me djemtë e Scalonit që u treguan më të saktë nga pika e bardhë e penalltive (3-4).

Tanimë Argjentina gjen në gjysmëfinale Kroacinë. Brazili është jashtë Kupës së Botës. Çerekfinalja e parë i buzëqeshi Kroacisë, me ballkanasit që pas 120 minutave lojë dhe penalltive u treguan më të saktë. Djemtë e Zlatko Dalic tanimë janë në katër skuadrat më të mira në botë, duke eliminuar pesë herë kampionët e botës.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE