Specialisti Andrea Marko parashikon një finale Brazil-Angli për Botërorin që po zhvillohet në Katar. I Ftuar në emisionin “ E vëmë me bast” në Report Tv Marko e sheh shumë të fortë Brazilin e kësaj Kupe Bote dhe e dërgon në finale ndërsa nga ana tjetër mendon se “Tre luanët” do kapërcejnë edhe një pengesë të madhe siç është Franca kampione e Botës në fuqi.

1670488359_finalprojekt.00512414.Still001.jpg

Parashikimi i Andrea Markos për çiftin finalist

Sa i përket publikut janë parashikuar disa çifte të ndryshme që do luajnë finale e 18 dhjetorit duke filluar me Argjentinë-Francë, Brazil-Francë, Holandë-Francë apo edhe Brazil-Portugali. Gjithsesi në tërësi publiku Francën e shikon në finale.