KATAR 2022/ ‘E vëmë me bast’, ja parashikimet për 4 sfidat e sotme! Publiku i ndarë për Spanjë-Gjermani, i ‘jep’ fitoren Belgjikës

Spanjë-Gjermani është ndeshja kryesore e kësaj të diele që përkon me ditën e 8-të të Botërorit të Katarit. Andrea Marko Specialisti i futbollit i ftuar në emisionin “E vëmë me bast” në Report Tv e ka të vështirë të parashikojë dhe diçka të tillë e bën me dëshirë dhe si përfundim zgjedh Gjermanisë si fituese të ndeshjes.

Për këtë sfidë që për “pancerat” është për jetë a vdekje publiku është i ndarë në mendim e parashikim. Dy nga pesë telefonuesit në emision parashikojnë fitoren e Spanjë e po kaq atë të Gjermanisë ndërsa njëri prej tyre mendon se sfida do dalë barazim.

Në sfidat e tjera “Mjeshtri i futbollit” Marko parashikon fitore të Japonisë ndaj Kosta Rikës, të Belgjikës ndaj Marokut e të Kroacisë ndaj Kanadasë. Moderatori Andi Kapxhiu parashikon fitore për Kroacinë ndërsa tre sfidat e tjera i sheh pa fitues. Telefonuesit i “japin” fitoren Belgjikës, shohin më favorite Japoninë ndaj Kosta Rikës dhe më të balancuar sfidën tjetër Kroaci-Kanada.

1669538331_finalprojekt.00351204.Still008.jpg

Parashikimet për 4 ndeshjet në ‘E vëmë me bast’

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës