Për herë të dytë në histori Senegali siguroi kualifikimin në 1/8 e Botërorit, pasi fitoi 2-1 kundër Ekuadorit një sfidë e cila kishte vetëm një opsion: tre pikët.
Kjo ka sjellë edhe një festë të papërmbajtur në Dakar, kryeqytetin e Senegalit, ku mijëra dashamirës të kombëtares ishin mbledhur për të parë këtë moment historik. Me të vërshëllyer arbitri kanë nisur festimet me kërcimet tradicionale të Senegalit.
Komento