KATAR 2022/ Në prag të gjysmëfinaleve, korrespondenti i Report Tv nga Katari: Atmosfera e jashtëzakonshme! Si e ngrita flamurin shqiptar në ndeshjen Serbi-Zvicër

Në prag të gjsymëfinaleve të kupës së botës, korrespondenti i Report Tv, Antan Metaj ka përshkruar atmosferën në Katar. Në emisionin ‘E vëmë me bast’ nga Andi Kapxhiu, Metaj tha se atmosfera është e jashtëzakonshme, ndërsa plot surpriza na presin në ndeshjet e gjysmëfinales dhe finalen.

Metaj u shpreh se me datë 18, ditën edhe kur do të luhet finalja, do të ketë shumë surpriza, pasi kjo datë korrespondon edhe me Ditën Kombëtare të Katarit.

“Ndeshjet e fundit. Ndeshja që është lënë me datë 18, pasi është dita kombëtare e Katarit. Do ketë super suplement, diçka super. Ndeshjet gjysmë finale do jenë jashtë mase të bukura. Çdo natë ka spektakle. Vendi u bllokua nga festa për fitoren e Marokut”, tha Metaj.

Korrespondenti i Report Tv foli edhe për emocionet që i dhuroi ngritja e flamurit në stadium në ndeshjen Zvicër-Serbi, ndonëse ishin të ndaluara të futeshin simbolet shqiptare dhe ato të Kosovës. Ai tha se tifozët serbë përdorinin edhe thirrje raciste kundrejt sy shqipatërve që luanin për Zvicrën, Grantit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

“Emocionet janë të paimagjinueshme, sidomos kur hyn në momentin e fundit dhe e gjen veten mes ballinës serbe dhe kur je gjatë gjithë kohës duke dëgjuar lloj lloj provokimesh provokimesh. Nuk lejohej askush, por në një moment nuk durova më dhe fillova ta valëvisja. Ai dënim qesharak nga FIFA me 20 mijë franga, është me tepër ofendim sesa dënim. Pasi thirrjet ishin raciste në maksimum, vritni, pritini, Kosova është Serbi”, vijoi ai.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Dha dorëheqjen si kryebashkiak i Shkodrës? Reagon Benet Beci: Kush do të merret me llafe të merret me llafe

Dha dorëheqjen si kryebashkiak i Shkodrës? Reagon Benet Beci: Kush do të merret me llafe të merret me llafe