KATAR 2022/ Numri i viktimave për ndërtimin e stadiumeve, organizatorët pranojnë për herë të parë se ishin më shumë se 400

KATAR 2022/ Numri i viktimave për ndërtimin e stadiumeve, organizatorët pranojnë për herë të parë se ishin më shumë se 400

Hassan al- Thawadi, zyrtar i lartë i Katarit

Hassan al- Thawadi, një zyrtar i lartë i Katarit, i cili është marrë me organizimin e Botërorit, ka pranuar në një intervistë se rreth 400-500 punëtorë humbën jetën gjatë ndërtimeve të tetë stadiumeve për Kupën e Botës.

Kjo deklaratë mund të rikthejë fuqishëm kritikat për vendin organizator, që më herët nëpërmjet Komitetit Suprem kishin thënë se numri i viktimave nuk ishte më shumë se 40.  Gjithsesi mediat ndërkombëtare kanë pretenduar se numri është shumë herë më i lartë, madje deri në 6500. Megjithatë kjo është hera e parë që Katari pranon se ka patur më shumë se 400 viktima për Kupën e Botës.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Solistët e Filarmonisë së Vjenës e Berlinit në Tiranë! Julian Bulku tek 'Eksperimentali'! Festivali 'Alba', Në Opera muzikë baroke! Olen Cesari, nis koncerti

Solistët e Filarmonisë së Vjenës e Berlinit në Tiranë! Julian Bulku tek 'Eksperimentali'! Festivali 'Alba', Në Opera muzikë baroke! Olen Cesari, nis koncerti