Sulmuesi i Brazilit Richarlson ka patur mundësinë të gëzojë më shumë se të gjithë pas fitores 4-1 të ‘seleçaos’ ndaj Koresë së Jugut, që i dha mundësinë 5 herë kampionëve të botës të kualifikohen në çerekfinale.
Futbollisti pjesë e Tottenham, menjëherë pas ndeshjes, takoi idhullin e tij ‘fenomenin’ Ronaldo. Në një moment pas përshëndetjes Richarlson është aq i emocionuar, sa që shihet teksa fshin lotët. Pas një interviste sëbashku Richarlson i mëson ‘fenomenit’ vallëzimin e pllumbave, një kërcim që futbollisti e bën saherë që shënon.
Në fund Richarlson përsërit gjestin e Rodrygos, bashkëlojtarit te Brazili, i cili prek këmbët e Ronaldo-s për të marrë pak nga talenti i tij i jashtëzakonshëm, që i solli titullin e pestë kampion bote ‘seleçaos’.