Është mundësia e artë për të shkruar historinë. Kombëtarja shqiptare të martën në orën 20:45 në stadiumin ‘Air Albania’ do të luajë ndeshjen tejet të rëndësishme kundër Polonisë ku ka detyrim vetëm fitoren për të shkuar në Botërorin e Katarit. Do të jenë 22 mijë tifozë për të përkrahur kuqezinjtë të cilët duken më të karikuar se kurrë për t’ia dalë dhe për të bërë krenar të gjithë shqiptarët.”
"Kur u hodh shorti dhe na vendosi përballë Anglisë, Polonisë dhe Hungarisë nuk isha optimist, por tani jemi rritur shumë. Kjo është meritë e djemve se kanë bërë gjëra të rëndësishme. Ne nuk duhet të kemi frikë, duhet të jemi vetvetja. Sigurisht që ka përgjegjësi se luajmë në shtëpi, me një ekip të fortë, por nuk kemi asgjë për të humbur. Mund të fitojmë", tha Edi Reja, trajner i kombëtares.
Në konferencën për shtyp para ndeshjes me Poloninë trajneri Reja foli edhe për Armando Brojën, njeriun e momentit te Kombëtarja që ende nuk e ka siguruar një fanellë titullari.
"Unë e kam aktivizuar titullar Brojën në shumë ndeshje, por nuk ka patur rendiment. Mendoj se kur vjen nga stoli është i aftë të bëjë diferencën. Ndeshjet e fundit më kanë dhënë të drejtë. Kundër Polonisë nuk e kam vendosur ende, por nëqoftëse do ta dija se shënon do ta aktivizoja vetëm 3 minutat e fundit", tha Reja.
Ndërkohë kapiteni Berisha shprehet se futbollistët janë të vetëdijshëm se kanë mundësinë e artë për të shkuar në Botëror.
"Mund të bëjmë diçka që asnjëherë nuk është bërë, presioni nuk duhet të jetë mbi ne por te Polonia. Ndeshjen e nesërme duhet ta interpretojmë në mënyrën më të mirë të mundshme. Ne e dimë që po përballemi me një ekip të fortë, ne duhet të fokusohemi vetëm te këshillat e trajnerit", u shpreh Etrit Berisha, kapiten i Kombëtares.
Kombëtares i duhet të fitojë me patjetër për të pasur fatin në dorën e saj, ndërsa një barazim do t’i kompromentonte shanset. Policia ndërkohë ka publikuar edhe masat për mbarëvajtjen e takimit ku asnjë tifoz nuk do të lejohet në stadium pa mjet identifikimi. Ata do kontrollohen për sende të kundraligjshme, ndërsa hyrja në stadium do të nisë nga ora 18:00.
Ndeshja e kombëtares shqiptare kundër Polonisë ditën e martë në stadiumin “Air Albania” ka detyruar policinë të shtoj masat për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka hartuar planin e masave, ndërsa konsistojnë jo vetëm në ambientet e stadiumit, por dhe në një perimetër më të gjerë jashtë tij.
Nga ora 16:00 deri në përfundim të dneshjes do të ketë disa bllokime të rrugësh, ndër to rruga përreth stadiumit, rrugaët “Faik Konica”, “Dervish Hima”, “ Gjergj Filipi”, “Asim Zeneli”, “Papa Gjon Pali II”, nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri tek stadiumi “Air Albania” dhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga presidenca deri te sheshi “Nënë Tereza”. Hyrja e tifozë do të bëhet duke filluar nga ora 18:00, ndërsa gjithçka do të monitorohet nga blutë. Po në zbatim të planit të masave, do të ushtrohen kontrolle ndaj tifozëve para hyrjes në stadium për sende të kundërligjshme si armë, sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalik apo lëndë piroteknike, e më gjerë. Çdo tifozë do të duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi.
Ndeshja luhet tirane,mos ja fut kot konferenca varshave
Përgjigju