/ATSH/. - Muhamed Ghoulam, drejtori sportiv i skuadrës Al-Sadd (Katar), ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me mesfushorin e Barcelonës, Xavi.
"Al-Sadd ka arritur të nënshkruajë marreveshje me kapitenin e Barcelonës, Xavi", ka shkruar Muhamed Ghoulam në Instagram.
Megjithe këtë, deri tani nuk ka asgjë zyrtare. Por, sipas gjitha gjasave, Xavi karrierën do ta vazhdojë në Katar, ku i janë ofruar shuma te konsiderueshme.