Katari fiton për herë të parë Kupën e Azisë

Katari fiton për herë të parë Kupën e Azisë

Skuadra e Katarit duke mbajtur në dorë kupën fituese

Katari ka korrur suksesin më të madh të historisë së saj duke fituar për herë të parë Kupën e Azisë.Skuadra e Katarit ka arritur të fitojë bindshëm në finalen e Kupës së Azisë duke mposhtur Japoninë me rezultatin 3-1.

 Finalja e madhe u zhvillua në stadiumin "Zayed Sports City" në Abu Dhabi me një prezencë të madhe spektatorësh.

Katari luajti një lojë me presione të vazhdueshëme në portën kundërshtare duke kaluar në epërsi në minutën e 12 me golin e Almoez Ali. Minuta e e 27 do sillte një gol tjetër të shënuar në portën Japoneze nga talenti  Katarit Abdulaziz Hatem duke mbyllur kështu pjesën e parë nën triumfin absolut të skuadrës së Katarit.

Japonia skuadër e cila e ka fituar 4 herë këtë kompeticion ka arritur ta gjejë vetëm një her portën kundërshtare gjë e cila nuk mjaftoji. Akram Afif i dha fund shpresave të Japonisë duke shënuar nga pika e bardhënë minutën e 83.

Është hera e parë për skuadrën ë Katarit që mbërrin në  finalen e një kompeticioni të tillë dhe e fiton, qindra njerëz jan mledhur në sheshe duke festuar fitoren e skuadrës së tyre.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet ‘apokaliptike në Spanjë, shkon në 213 numri i viktimave

Përmbytjet ‘apokaliptike në Spanjë, shkon në 213 numri i viktimave