Për të garantuar sigurinë e vizitorëve dhe të rreth 1,2 milionë tifozëve që pritet të ndjekin Kampionatin Botëror të Futbollit 2022 Katari ka angazhuar forca ushtarake, policore si dhe kompani civile sigurie nga 13 vende të botës.
Pakistani dërgoi në tetor më shumë se 4,500 trupa këmbësorie në Doha. Kurse Franca, Jordania, Turqia, Britania e Madhe dhe SHBA-ja kanë dërguar trupa policore. Pakistani është i vetmi vend që ka dërguar trupa ushtarake.
"Dislokimi i trupave të këmbësorisë u bë me kërkesë të veçantë të qeverisë së Katarit dhe numri i trupave u kërkua nga autoritetet e Katarit duke mbajtur parasysh marrëdhëniet e ushtrisë pakistaneze me Katarin", tha për DW një zyrtar i lartë pakistanez.
Pas Pakistanit Turqia ka dërguar numrin më të madh të stafit të huaj të sigurisë për Kupën e Botës. 3,000 policë turq do të jenë të pranishëm në Katar, tha ministri i Brendshëm turk Suleyman Soylu për gazetën Daily Sabah në shtator, duke shtuar se Ankaraja ka trajnuar gjithashtu personelin e sigurisë të Katarit.
Personeli i huaj domosdoshmëri
"Vendet zakonisht rekrutojnë personel të huaj sigurie për t'i ndihmuar ata në kryerjen e misioneve specifike," tha për DW Ali Bakir, asistent profesor në Universitetin e Katarit dhe studiues i sigurisë në Lindjen e Mesme në Këshillin Atlantik. "Fakti që Katari ka një popullsi të vogël e bën këtë proces më jetik dhe të domosdoshëm.
Ruajtja e sigurisë gjatë dy javëve të Kampionatit Botëror do t'i tejkalonte së tepërmi kapacitetet lokale, tha Bakir. "Do të ishte sikur Gjermania të organizonte një ngjarje me 220 milionë vizitorë”.
Katari ka mjaft nevojë për fuqi punëtore dhe në vend jetojnë 2 milionë punëtorë emigrantë, ndërkohë që popullsia vendase është 400.000 vetë./DW
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2095
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Në Katar nisin bisedimet e paqes për armëpushim, por Izraeli nuk i ndal bombardimet në Gaza, 12 të vrarë!
4 Janar, 19:55
-
Peshëngritësi Ertjan Kofsha shpallet kampion në Katar, vendos rekord personal
30 Dhjetor 2024, 11:58
-
Ministri Hasani përfundon vizitën në Doha: Diskutuam mbi çështjet globale, forcojmë marrëdhëniet Shqipëri-Katar
9 Dhjetor 2024, 14:50
-
VIDEO/ Klas i pastër, Ronaldinho i shënon supergol Real Madridit në El Clasicon e legjendave
29 Nëntor 2024, 10:08
-
VIDEO/ Cristiano Ronaldo ‘si vera’, shënon dy gola në Champions League me Al Nassr
26 Nëntor 2024, 12:02
-
Gaza/ Katari tërhiqet si ndërmjetësues në negociatat për armëpushim: Selia e Hamasit në Doha nuk ka arsye të ekzistojë! Grupi palestinez: Asnjë kërkesë për largim nga vendi
9 Nëntor 2024, 08:50
-
Lufta në Rripin e Gazës/ SHBA, Egjipti dhe Katari bëjnë përpjekjen për të rinisur negociatat, Izraeli thotë 'Po'! Irani: Kemi raketa të reja të pazbulueshme
9 Gusht 2024, 07:19
-
Drejtuesi i Atalantës paralajmëron largimin e Berat Gjimshitit: Erdhi dhe na e tha ndershmërisht
25 Korrik 2024, 15:51
-
Firmoset marrëveshja me Fondin e Katarit, për sheshin fundor te 'Bulevardi i Ri', Veliaj: Pajë që do t’i mbetet Tiranës! Fokus te puna, që të lëmë gjurmë, jo te zhurma
24 Korrik 2024, 13:09
-
Lufta në Gaza/ Hamas: Pa tërheqjen e ushtrisë izraelite nga Gaza nuk ka marrëveshje! Netanyahu: Kjo do të ishte dorëzim, e papranueshme
5 Maj 2024, 13:23
-
Lufta në Gaza/ Media: Hamasi drejt lirimit të pengjeve edhe pa ndalimin e sulmeve Izraelite! Katari pranon kërkesën e SHBA për të dëbuar liderët e fraksionit palestinez
4 Maj 2024, 08:57
-
Shqipëria heq vizat me 5 shtete, afati deri në 31 dhjetor 2024
11 Mars 2024, 18:05