Megjithëse ka patur ndërhyrje për pastrimin e tij,masat nuk kanë qenë efektive dhe liqeni vazhdon të ndotet.
Bashkia Kukës e shqetësuar për gjendjen e krijuar, thotë se nuk ka fonde për pastrimin e tij dhe se liqeni është pasuri nën administrimin e Ministrisë së Mjedisit.
Dy vite më parë, Ministritë e Mjedisit të Shqipërisë dhe Kosovës, firmosën një marrëveshje e cila kishte si qëllim ndërtimin e rrjetave në rrjedhat e lumenjve që furnizojnë liqenin nga Rrafshi i Dugagjinit në Kosovë. Por këto rrjeta ende nuk janë ndërtuar.
Duke mos pasur rezultate konkrete dhe angazhim institucional afatgjatë,tashmë edhe shoqatat mjedisore dhe organizatat joqeveritare që ngrinin zërin dhe organizonin aksione për pastrimin e liqenit po e kalojnë në heshtje edhe ndotjen e fundit si rrjedhojë e shirave të ditëve të fundit.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)