Katastrofë ekologjike në liqenin
e Fierzës, mbulohet nga mbetjet

Katastrofë ekologjike në liqenin<br />e Fierzës, mbulohet nga mbetjet
FIERZE- Përveç asaj që mund t’i kapë syri çdokujt që ndodhet apo kalon pranë liqenit të Fierzës, si mbetje plastike e inerte, specialistët rrëfejnë se në ujërat e këtij liqeni gjenden edhe mbetje spitalore e vajore, që ndikojnë drejtpërdrejt në florën dhe faunën e këtyre ujërave.
 
Arben Palushi, specialist peshkimi rrëfen për “A1 Report” se çfarë dëmesh i sjell ekosistemit kjo ndotje që kalon parashikimet. Ai tregon se kjo problematikë shfaqet çdo vit në stinën e pranverës ku rritja e nivelit të ujit merr me vete gjithë mbeturinat që vijnë nga Kosova.

“Të gjitha këto inerte që janë të derdhura nëpër këto hapësira dalin në sipërfaqe duke krijuar një ndotje masive të sipërfaqes së liqenit. Kjo jo vetëm që krijon një pamje jo të përshtatshme dhe jo të denjë për qytetarinë, por është një ndotje që ndikon drejtpërdrejt në popullata peshkore. Në kohën e shtimit të peshkut këto ndikojnë shumë në prodhimtarinë lavrore dhe në fekondivitetin e vezëve. Drini i Bardhë është një ndër ndotësit më të mëdhenj se pse pranë brigjeve të tij janë qytete të mëdha si Prizreni, Gjakova e Peja”, tha eksperti Arben Palushi.
 
Për këtë problem, pushteti vendor në Kukës fajtor bën Ministrinë e Mjedisit dhe njësitë vendore të qarkut të Kukësit, duke treguar se është një problem shumëvjeçar.
 
liqenit te fierzes i ndotur

Zgjidhja, sipas tij, ka një kosto prej 1 milion eurosh, dhe është ndoshta kjo arsyeja, pse projekti i propozuar nga Këshilli i Qarkut nuk është miratuar.

“Drejtpërsëdrejti përgjegjësia është e Ministrisë së Mjedisit, e cila nuk ka ndërmarrë asnjë herë asnjë masë. Ndonëse edhe më kërkesën tonë të vazhdueshme dhe me dëshirën për të realizuar një projekt të madh për zgjidhjen përfundimtare të problemit të ndotjes së mjedisit. Është një projekt i hartuar nga këshilli i Qarkut i paraqitur për konkurrim por për shkak të vlerës, e cila përfshin edhe sistemimin e bregut të liqenit, arrin në mbi 1 milion euro, nuk është marrë në konsideratë. Do të marrim kontakte të menjëhershme me bashkitë të cilat normalisht kanë pjesën respektove të liqenit, që të paktën një pjesë të mirë të sipërfaqes së liqenit ta pastrojmë”, tha Ibsen Elezi, Kryetar i Këshillit të Qarkut Kukës.

Në këtë liqen rriten 15 lloje peshqish, ndër të cilët më i preferuari është peshku luçiperkë, i cili rritet vetëm në këtë liqen.

liqenit te fierzes i ndotur

Redaksia Online
(l.n/e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg