Kategoria e Parë/ Erzeni turpëron Besën, Vora fiton në Lushnje! Tri pikë për Apoloninë dhe Kastriotin

Kategoria e Parë/ Erzeni turpëron Besën, Vora fiton në Lushnje! Tri pikë për Apoloninë dhe Kastriotin

Kastrioti 1-0 Kukësi

Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri zhvilloi këtë të diel katër nga gjashtë ndeshjet e raundit të 19-të. Surpriza në fushë, ndërsa ky raund mbyllet të hënë me dy takime.

Në stadiumin e Rrogozhinës, Besa 'vendase' u mposht 2-3 nga Erzeni. Shijakasit bënë surprizën këtë të diel pasi mposhtën kavajasit që kanë pretendime për ngjitjen në elitë. Paçka se Abdulai shënoi në minutën e tretë për Besën, shijakasit përmbysën me autogolin e Goxhës dhe golat e Xhekës dhe Hodos. Në fund realizimi i Indio Oliveirës për Besën shërbeu sa për statistika.

Në Burrel ishin miqtë nga Fieri që fituan 0-1. Goli i vetëm për Apoloninë u shënua nga Trifoni në minutën e 62. Në stadiumin e Fushë-Krujës vendasit e Kastriotit mposhtën 1-0 Kukësin me golin e Ajazit.

Kryesuesit e Vorës nuk e patën të vështirë dhe fituan në Lushnje 1-3. Kasalla, Aneni dhe Ruzgis shënuan për vorakët, teksa në fund Deliaj gjeti golin për lagunarët.

Vora kryeson me 47 pikë, ndjekur nga Flamurtari (-1 ndeshje) dhe Besa, Burreli, Kastrioti dhe Lushnja.

Kategoria e Parë, raundi 19-të:

E diel, 19 janar 2025 - 13:30

Besa 2-3 Erzeni

Burreli 0-1 Apolonia

Kastrioti 1-0 Kukësi

Lushnja 1-3 Vora

E hënë, 20 janar 2025 - 13:30

Korabi - Valbona

Pogradeci - Flamurtari

Renditja:

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 18 Janar, 08:40

    A duhen bërë publik emrat e politikaneve që kanë përdorur Sky Ecc?



×

Lajmi i fundit

Azgan Haklaj: Largimi i Albin Kurtit – Imperativ Kombëtar!

Azgan Haklaj: Largimi i Albin Kurtit – Imperativ Kombëtar!