Pas finales së sotme të Superkupës, futbolli shqiptar I jep fund pushimeve verore javës tjetër. Sektori i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka njoftuar zyrtarisht se më datë 23 dhe të dielën më datë 24 gusht, do të zhvillohen ndeshjet e javës së parë, të Kategorisë Superiore. Dy nga këto takime do të zhvillohen ditën e shtunë, ndërsa tre prej tyre të dielën. Ceremonia zyrtare e hapjes së kampionatit kombëtar, do të zhvillohet, sipas traditës, në takimin që kampionët e Shqipërisë, skuadra e Skënderbeut do të zhvillojë kundër Elbasanit, në stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa”, ditën e shtunë ora 17.00.
Ja si do të luhen ndeshjet e javës së parë të Kategorisë Superiore:
Tirana-Apolonia 24.08.2014 17:00
Flamurtari-Teuta 23.08.2014 20:00
Vllaznia-Kukësi 24.08.2014 17:00
Elbasani-Skenderbeu 23.08.2014 17:00
Laçi-Partizani 24.08.2014 17:00
/Shqiptarja.com
Ja si do të luhen ndeshjet e javës së parë të Kategorisë Superiore:
Tirana-Apolonia 24.08.2014 17:00
Flamurtari-Teuta 23.08.2014 20:00
Vllaznia-Kukësi 24.08.2014 17:00
Elbasani-Skenderbeu 23.08.2014 17:00
Laçi-Partizani 24.08.2014 17:00











