Kategoria Superiorie,Tirana-
Kukësi supersfida e javës së tretë

Kategoria Superiorie,Tirana-<br />Kukësi supersfida e javës së tretë
Java e tretë e Kategorisë Superiore nis sot me disa sfida interesante. Skënderbeu do të tentojë fitoren e 3 radhazi teksa do të presë në shtëpi Laçin, në një sfidë me dyer të hapura për publikun.

Drejtuesit e klubit kampion kërkojnë mbështetjen e publikut pavarësisht se përballë kanë një skuadër të lehtë në letër. Korçarët vijnë nga 2 fitore radhazi ndërsa kurbinasit nga dy barazime pa gola.

Trajneri Andrea Agostinelli ka të plotë grupin e futbollistëve në dispozicion teksa kërkon shkëputjen nga rivalët. Kjo për faktin se Kukësi dhe Partizani kanë ndeshje të vështira në letër. Verilindorët do të zbresin në fushë të shtunën në të njëjtën orë me Skënderbeun, teksa do të udhëtojnë në kryeqytet për tu përballur me Tiranën. Në sfidën e fundit në këtë stadium, formacioni i Ernest Gjokës triumfoi duke ngritur lart trofeun e superkupës ndaj kampionëve, por dueli me bardhblutë konsiderohet e vështirë.

Kukësi do të vijojë të vuajë mungesat e mbrojtësve Polizoi Arbri dhe Ylli Shameti, teksa shpresohet të vijojë gjendja e mirë e sulmuesit Pero Pejic. Tek Tirana rikthehen tifozët pas dënimit të marë në derbin e fundit të sezonit të kaluar, dhe në këtë mënyrë pritet që skuadra të ketë mbështetje maksimale. Vijon të jetë problem goli për formacionin e Ilir Dajës, pasi në dy javët e para nuk ka shkuar më shumë se barazimi i bardhë.

Në Elbasan Arena do të luhet finalja për mbijetesë, midis dy skuadrave që erdhën nga kategoria parë Luftëtari dhe Korabi. Gjirokastritët vijnë pas humbjes së thellë në Vlorë nga Flamurtari 5-0, aty ku nuk tregoi asgjë. Përballë është Korabi që pas pikës së marë në javën e parë u mund nga Skënderbeu në një sfidë ku nuk munguan rastet për shënim.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Ministri Hoxha: Protesta e opozitës e dhunshme, policia reagoi konfrom ligjit! 3 policë ende të Trauma

Ministri Hoxha: Protesta e opozitës e dhunshme, policia reagoi konfrom ligjit! 3 policë ende të Trauma