Katër blerje nga agjenti, si u 
kap grupi i tritolit në Elbasan

Katër blerje nga agjenti, si u <br />kap grupi i tritolit në Elbasan<br /><br>
Policia e Elbasanit ka shkatërruar një bandë kriminale duke arrestuar 5 persona të cilëve u janë gjetur 82 kallëpe tritoli, gjatë operacionit “Porosia”. Një hetim i nisur 3 muaj më parë nga prokuroria e Elbasanit është finalizuar me arrestimin e personave dhe sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme tritoli. Në total mesnatën e të mërkurës janë shoqëruar në komisariat 11 persona, por pas verifikimeve të kryera janë arrestuar vetëm 5 shtetas.

Operacioni policor është drejtuar nga kryeprokurori i Elbasanit Ardian Nezha dhe shefi i seksionit të krimeve kundër jetës prokurori i çështjes Ritvan Sukaj, i cili së bashku me strukturën e posaçme të drejtorisë së policisë, kanë bërë të mundur ndalimin e disa personave nga qyteti i Gramshit dhe zona e Pogradecit. Në këtë aksion policia ka përdorur disa agjentë të infiltruar për të mësuar rreth aktivitetit kriminal të këtij grupi, dhe pasi është rënë dakort që agjenti të realizonte blerjen kundrejt një çmimi të caktuar të disa minave me telekomandë dhe armë dhe drogës policia është urdhëruar të ndërhyjë duke arrestuar personat e implikuar.

Blerje të kontrolluara
Nëpërmjet blerjeve të stimuluara prokuroria ka arritur pak kohë më parë të kryejë katër goditje, duke identifikuar dhe arrestuar anëtarët e këtij grupi kriminal. Ndërkohë gjatë kontrollit të banesave të personave të arrestuar janë gjetur një sasi e konsiderueshme municionesh, prej 82 kallëpë tritoli, katër armë zjarri, disa mina me telekomandë të montuara në mënyrë artizanale, mina këmbësorie dhe një sasi e konsiderueshme municioni rreth 440 copë fishekë.

Emrat e të arrestuarve 
Si rezultat i këtij operacioni të finalizuar me sukses pas një hetimi disa mujor me metoda speciale, u arrestuan në flagrancë 5 shtetas dhe 1 u shpall në kërkim. Arrestimi i tyre u krye nga forcat e posaçme në disa ndërhyrje në Pogradec dhe në Gramsh. Shtetasve Geraldo Yzeirllari dhe Kristi Maxhari u janë gjetur dhe sekuestruar 82 kallëpe të dyshuara si lëndë plasëse, e llojit tritol. Shtetasit Edmond Abazi i është gjetur dhe sekuestruar 1.5 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis. Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Gazmor Kokla, në Gramsh janë gjetur 1 armë zjarri automatik, 1 pushkë me 440 fishekë, 3 automjete, 15 celularë si dhe sasi e konsiderueshme lekësh. Gjithashtu në kuadër të këtij procedimi penal është shpallur në kërkim shtetasi E.H., 20 vjeç banues në Pogradec, i dyshuar për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Si ra në gjurmë të grupit policia 
Qyteti i Elbasanit është rrethuar mbrëmjen e djeshme nga FNSH dhe RENEA, në një operacion që ka zgjatur tre orë. Ndërkohë që prokurorët kanë punuar deri në mesnatë për të përcaktuar rolet e secilit prej tyre. Hetimet ndaj këtyre personave kanë nisur fillimisht pas dyshimeve se disa prej të ndaluarve mereshin me aktivitet kriminal, si shitje të lëndëve narkotike dhe armëve. Por gjatë ndjekjes në dinamikë të këtij hetimi, janë krijuar dyshime se disa prej anëtarëve të këtij grupi po planifikonin të kryenin një vrasje, pasi kryenin biseda që kishin të bënin me sigurimin e armëve, për të kryer një krim. Për pasojë, personat e dyshuar janë vënë në ndjekje nga policia, duke arritur që mesnatën e të mërkurës të kryhej arrestimi i tyre dhe bashkëpuntorëve.

Të arrestuar

Geraldo Yzeirllari, 20 vjeç, banues në Pogradec

Kristi Maxhari, 21 vjeç, banues në Pogradec

Kristian Petani, 22 vjeç, banues në Pogradec

Edmond Abazi, 39 vjeç, banues në fshatin Hudenisht,Pogradec

Gazmor Kokla, 39 vjeç, banues në fshatin Gribë,Gramsh.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv, Namir Lapardhaja: PS ka rritje, prej 'luftës civile' në PD! Partitë e reja të gjejnë forcë të bashkohen rreth euro-atlantizmit

Sondazhi i Report Tv, Namir Lapardhaja: PS ka rritje, prej 'luftës civile' në PD! Partitë e reja të gjejnë forcë të bashkohen rreth euro-atlantizmit