Katër humbje në katër ndeshje, Luftëtari shkarkon trajnerin Kostiç

Katër humbje në katër ndeshje, Luftëtari shkarkon trajnerin Kostiç

Trajneri Milos Kostiç

Ka marrë fund pas 4 ndeshjesh aventura e trajnerit Milos Kostiç me Luftëtarin. Pas një mbledhje ditën e sotme klubi ka vendosur të shkëpusë marrëdhëniet me sllovenin, i cili në drejtimin e gjirokastritëve nuk ka grumbulluar asnjë pikë në Superligë. 

Mësohet se kontrata është ndërprerë me marrëveshje pavarësisht se ishte e nënshkruar për 3 vite. Kostiç do të marrë një shumë për të cilën është rënë dakord, ndërsa do të vijojë të stërvisë skuadrën deri në emërimin e trajnerit të ri, që pritet të zyrtarizohet shumë shpejt.

Favoriti kryesor për të marrë drejtimin e klubit gjirokastrit është vlonjati gentian Mezani, por nuk përjashtohen edhe surprizat. Ky është viti i dytë radhazi që Luftëtari shkarkon një trajner të huaj pak javë pas nisjes së kampionatit. Sezonin e kaluar fatin e Kostic e pësoi Luis Curbello.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi