Katër pika të kontestueshme për marrëveshjen Meloni -Rama!

Katër pika të kontestueshme për marrëveshjen Meloni -Rama!

Marrëveshja emigrantëve ka ngacmuar katër gjëra që sipas meje nuk janë në momentin e duhur!

Marrëdhëniet Itali-Shqipëri

- Ka kushtëzuar marrëdhëniet mes Italisë e Shqipërisë mbi ecurinë e kësaj marrëveshje që në fakt nuk bën pjesë tek interesat vital as të Shqipërisë e as Italisë. Italia nuk e zgjidhë krizën e emigracionit edhe nëse bëhet e hyn në fuqi marrëveshja me Shqipërinë e po ashtu siç ka deklaruara Rama, nëse do i besonim sinqeritetit të tij nuk ka kërkuar e nuk do të marr asgjë në këmbim, sepse sipas tij  Shqipëria i'a ka "borxhë" Italisë. Ka një marrëveshje thuajse personale mes Ramës e Melonit rrezikon të kthehet në një arsye serioze krizë mes këtyre dy vendeve duke u komentuar se kjo marrëveshje bën pjesë tek interesat thuajse vitale të Italisë. Në fakt mua më duket një marrëveshje në momentin dhe vendin e gabuar dhe që në thelb nuk zgjidhë asgjë ndryshe nga sa është propaganduar në publik. 

Personalizim të marrëdhënieve ndër shtetërore

- Marrëdhëniet mes Italisë dhe Shqipërisë po kthehen mbi modelin e marrëdhënieve personale të Ramës e Melonit e deri diku nga një ideologji e përbashkët siç është ajo e populizmit! Shqipëria sa herë i ka kthyer marrëdhëniet mes Italisë e Shqipërisë mbi modelet personale të lidershipit, gjithmonë e ka paguar shtrenjtë. Kur marrëdhëniet diplomatike ngrihen mbi modelet e frymëzime personale ato karakterizohen nga mungesa e transparencës dhe kjo e fundit është një arsye më shumë për t'u cënuar sovraniteti. E dimë shumë mirë cilësinë e marrëdhënieve dhe marrëveshjeve mes Zogut e Musolinit dhe po ashtu dimë edhe fundin e atyre marrëdhënieve. Nga një flirt diplomatik, Shqipëria rrezikon të cenojë sovranitetin e saj për marrëveshje që shqiptarët thuajse nuk dinë asgjë dhe hapi i pari i cënimit të sovraniteti të Shqipërisë është ekstratorrialiteti që parashikohet për dy qendrat italiane që do të ndërtohen në Shqipëri! 

Marrëveshje personale kundër linjës politike

- Protagonizmi dhe personalizimi i Melonit me Ramës dhe për faktin se janë dy parti të ideologjive të ndryshme, një thuajse e konservatore dhe ekstremit të djathtë dhe tjetra thuajse në letra e majtë kanë trazuar ujërat në politikën italiane e cila në të kaluarën nuk ishte e ndarë me qëndrime ndaj Shqipërisë e tashmë rrezikon që opozita e majtë italiane nëse vjen në pushteti dhe nëse përballë do të kenë Ramën, ndoshta këtë të fundit do e përbuzin si interlekutor serioz për marrëdhëniet dypalëshe. 

Marrëveshje që ngacmon sensibilitetin e shqiptarëve në Itali dhe në Shqipëri 

- Shqipëria ka një komunitet të konsiderueshëm në Itali, rreth 600 mijë që janë shkak i dështimit të politikave shtetërore të Shqipërisë në 30 vjet dhe pasojë e fluksit të emigracionit italian në 30 vitet e fundit. Për shkak të marrëveshjes së Melonit dhe Ramës, emigrantët shqiptarë ndjehen në një pozicion jo komod. Gjithashtu edhe banorët e Shëngjinit dhe të Lezhës që në një vend demokratik do të ishin pyetur me referendum nëse janë dakord apo jo po ngjajnë sikur janë kundër Italisë, por në fakt ata janë kundër metodës që është ndjekura kjo marrëveshje me pak transparencë dhe me zero info!

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tosi: 18/12/2023 01:19

    Eh ku e paska hallin Daci Bao. Se mos i ngjan naltmadhnise Rama si me Zogun I! Kur Italia e Musolinit i mbushte thaset me napolona e pastaj i futi shqelmin vitheve. Mos kini frike a derzi se keni djemte e sidomos "gocat" si Kim ne Amerike.

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 17/12/2023 21:37

    -Shpesh bën analiza të sakta,por këtë herë e ke POLITIKE. -Lëre GJK të vendosi dhe mos u bëj si NON GRATA që për çdo gjë del si GUR VARRI. -Shqipëria nuk humbet asgjë nga marrveshja,Përkundrazi fiton respekt ndaj Qeverisë dhe Shqipërisë që nuk e harron ndihmën e popullit Italian ndaj migratëve tan Atje. -Marrveshjen e kan përshëndetur shumë Shtete të BE,përveç Saliut & Lulit që mendojnë se do të ulin reputacionin e E.Ramës në ballkan,Europë e Botë.Bilez as PUTINI nuk ka deklaruar gjë..! -Ndaj GjK duhet të hedh poshtë kundërshtitë e NON GRATËS,Pasi në fillim qe OK me M.Jashtëm Italian dhe më von e drodhi si gjithmon në jetën e Tij HIPOKRITE 33 vjeçare.

    Përgjigju
  • Emigrante: 17/12/2023 19:21

    E sakte. Shto tjeter qe eshte nje marreveshje fashiste qe nuk konsideron te drejtat e njeriut . Nuk mund te trajtohen emigrantet e shkrete si kriminel e te mbahen me force ne nje vend ku nuk kane bere asnje krim e shkelur asnje ligj e qe nuk duan te kene te bejne.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës