Katër prokurorë dëgjesë me anëtarë të KE, top-çështjet që ata përfaqësuan në gjykatë për pasuritë e krimit të organizuar

Katër prokurorë dëgjesë me anëtarë të KE, top-çështjet që ata përfaqësuan në gjykatë për pasuritë e krimit të organizuar

Prokurorët e katër çështjeve penale që bëjnë fjalë për konfiskimin e pasurive të krimit të organizuar me vendim të formës së prerë, tre ditë më parë kanë zhvilluar dëgjesa me përfaqësues të Komisionit Europian. Zyrtarë të Komisionit Europian kanë përzgjedhur një listë me 4 dosje hetimore mbi hetimin pasuror, ku prokuroria shqiptare i ka përfaqësuar në gjykatë, duke kërkuar konfiskimin e tyre. Kërkesat e prokurorisë janë miratuar nga dy nivelet e gjykatave në Shqipëri, duke bërë që asetet financiare e kapitale të vëna si rezultat i veprimtarisë kriminale, të konfiskohen dhe të kalohen në përdorim të shtetit.

“Shqiptarja.com” mëson se katër prokurorët që kanë zhvilluar dëgjesë me përfaqësuesit ne Komisionit Europian, janë Ervin Karanxha nga prokuroria e Tiranës, Ened Nakuçi nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, dhe dy prokurorë të Fierit Eglantina Shehu dhe Andi Pogaçe. Pikërisht në Fier, dy prokurorët Pogaçe dhe Shehu kanë ndjekur dy çështje për konfiskim pasurie, për një person që ka qarkulluar rreth 2 milion euro, por që gjatë hetimi nuk u arritur të konfiskohej një shumë e tillë, por disa pasuri të tjera. Dhe rasti tjetër në Fier, është për një çështje ku janë konfiskuar në total tre apartamente në Tiranë, pasuri këto që është provuar se rridhnin si rezultat i veprimtarisë kriminale të disa individëve.

Ndërsa prokurori i Tiranës, Ervin Karanxha, zhvilloi një dëgjesë për çështjen e konfiskimit të Sokol Nasufit, biznesmenit të minierave të Kromit që është dënuar me skemën e mashtrimit me faturat e TVSH-së.

Pas tij dëgjesë me përfaqësuesit e Komisionit Europian ka zhvilluar dhe prokurori i Krimeve të Rënda Ened Nakuçi, për çështjen penale që flet për hetimin pasuror të Klemend Balilit. Katër dosjet e prezantuara pranë përfaqësuesve të KE-së, konsiderohet si më të rëndësishmet dhe rastet më pozitive ku shteti ka fituar përballë personave që i disponojnë ato.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    5 Dhjetor, 08:50

    Beteja në Kushtetuese, a duhet që listat për deputetë të hapen plotësisht?



×

Lajmi i fundit

Tjetër operacion 'Sky ECC' në Greqi, dhjetëra të arrestuar për trafik droge

Tjetër operacion 'Sky ECC' në Greqi, dhjetëra të arrestuar për trafik droge