Ekspertiza mjeko-ligjore rrëzon versionin e vetvrasjes së Besnik Pudjas 36-vjeçarit nga Shkoza gjetur të vdekur 9 ditë më parë në një kapanon në zonën e pyllëzuar të Shëngjergjit.

Burime për ReportTv nga mjeksialigjore deklaron se vdekja e Pudjas ka ardhur nga një plumb tejshpues dhe plumbi është marrë në pjesën e pasme të kokës dhe ka tejshpuar kokën e viktimës për të dalë në pjesën ballore duke i dëmtuar dhe syrin.

Kjo plagë sqaruan burime ka ardhur nga e shtëna e pistoletës pas kokës së viktimës çka bënë të pamundur që ai të ketë qëlluar veten në pjesën e pasme të kokës.

Një tjetër provë që zbeh pistën e vetvrasjes së Pudjas është dhe zhdukja e një prej telefonave që ai përdorte për të komunikuar me persona të zonës që dyshohet se kultivojnë kanabis sqaruan hetuesit për Report Tv.

Po ashtu dhe plagosja e të arrestuarit Alges Lici shok i Pudjas ka shtuar dyshimet se në kapanon ka patur një shkëmbim zjarri por deri në këtë momente nuk ka një autor të ngjarjes dhe pse ka 3 të arrestuar.

Pasditen e 7 Tetorit 2016 policia e Tiranës u njoftua në numrin 112 për gjetjen e pajetë nga Besnik Pudja në kapanonim e fshatit Shëngjergj.

Sapo uniformat blu mërritën atje gjetën gjurmë të kanabisit si dhe viktimën e Pudjas pranë së cilës ishte një armë pistoletë TT.

Në pranga për këtë ngjarje janë Alges Lici e Dritan Buzo për mos kallëzim krimi dhe për ta gjykata e Tiranës një ditë më parë la në fuqi masën e sigurisë ''arrest me burg''.

Ndërkohë Halit Dusha i arrestuari i tretë është i dyshuari kryesor për këtë ngjarje për hetuesit pasi sipas një raporti të depozituar në Prokurori nga shërbimi informative shtetëror ai rezulton si person i përfshirë në aktivitetin kriminal të kultivimit të kanabisit në malësin e Shëngjergjit.

halit dusha
Halit Dusha njëri nga të arrestuarit për ngjarjen

kapanoni hashashi pudja besnik
Kapanoni ku u gjet viktima 

besnik pudja
Viktima Besnik Pudja



Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com