Flakët e zjarrit që ranë të martën pasdite në pallatin 12 katësh, në kompleksin “Arlis” në Tiranë, pranë QSUT-së, përpinë thuajse gjysmën e pallatit në të gjithë gjatësinë e tij. Zjarri është shuar, por edhe në orët e hershme të mëngjesit të kësaj të mërkure, tymi u pa ende në katet e larta
Zjarri la pas dramën e humbjes së investimit të një jete. Të paktën 30 apartamente të shkrumbuar. Një grua në lot sheh se si gjithçka kishte iku në pak sekonda.
Dikush tjetër e kaloi natën jashtë. Në pamundësi për të gjetur familjarë të tjerë në Tiranë, ky zotëri me origjinë nga Dibra, u kthye të shihte dëmet kolosale në apartamentin që e bleu qindra euro,
“Më është djegur shtëpia. Kat i katërt, shtëpia 150 mijë euro, e kam blerë para 2 vjetësh. Është bërë shkrumb e nuk më lë njeri të shoh shtëpinë time”, thotë ai.
Policia nuk e la të hynte brenda. E gjitha konsiderohet një skenë krimi, në të cilën po kërkohet cdo provë e mundshme për të gjetur shkakun.
Një tjetër banor, shtëpia e të cilit shpëtoi mrekullisht nga flakët, fajtorin e gjen te materiali i fasadës, sipas të cilit, është arsyeja pse në këtë pallat ka rënë zjarr edhe më herët.
“Ky material ikën si pishë, po të vazhdonte nja një orë, ishte djegur e tëra. Ky pallat, kur ishte duke u ndërtuar dhe punonin ata me saldatriçe, mori njëherë flakë. Material i dobët, kjo është”, tregon ai.
Zjarri ishte i përmasave të mëdha, e që pavarësisht angazhimit të dhjetëra forcave zjarrfikëse nga Tirana, Kamza dhe Vora, përfshirë edhe elitën e RENEA-s dhe 2 helikopterë, nuk u shua për 5-6 orë. Atë që pa me sy, kjo grua, fqinje pranë pallatit të djegur, e përshkruan kështu:
“Momenti ishte shumë tragjik, jam habitur. Thashë ç’është kjo, po qaja në shtëpinë time. Ajo ishte si një karton, inertet që digjeshin, një tmerr i paparë”, thotë gruaja.
Zjarrfikëset u kthyen sërish këtë të mërkurë bashkë me ekspertë kriminalistë të policisë, për të përcaktuar shkakun e zjarrit.
Hetimi paraprak i agjentëve të Komisariatit nr. 4 zbuloi se zjarri nisi në krah të këtij marketi, në disa mbeturina kartoni po të këtij biznesi.
Pronari i kompleksit Armand Lilo dhe personi i kontraktuar për ndërtimin e pallatit, do të hetohen në gjendje të lirë.
Në gjendje të lirë nisi hetimi për 2 punonjëse në market të cilat dyshohet se mund të kenë lënë mbeturinat jashtë.
E paqartë mbetet shkëndija e parë. Policia ka monitoruar kamerat e sigurisë, dhe në momentin që flakët shpërthejnë, pranë kartonëve, që shihen si burimi i parë i zjarrit, nuk ka njeri. Pak më herët, në zonë shihen fëmijë që luajnë, të cilët mund të kenë hedhur diçka në karton që ka shkaktuar flakët, por nuk përjashtohet edhe mundësia e hedhjes së ndonjë cigareje të pa fikur nga katet e sipërme të pallatit. Hetimi vijon, e pritet që shkaku të qartësohet.
Vetë kompania Arlis, në një reagim publik, tha se objekti është ndërtuar duke respektuar standardet e sigurisë, i certifikuar nga organet kompetente që prej vitit 2021. Sa i përket fasadës, Arlis ia faturon përgjegjësinë kompanisë kontraktore e cila është zotuar sipas tyre për standardet e materialit
11 persona u lënduan nga flakët e zjarrit dhe asfiskia nga tymi, banorë dhe forca zjarrfikëse.
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, se ka qenë te prezent pranë pallatit të shkrumuar ditën e djeshme te kompleksi ‘Arlis’ në Tiranë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe ka shprehur mirënjohje për të gjithë pjesëtarët e shërbimit zjarrfikës, që morën pjesë në shuarjen e flakëve.
Braçe tha se zjarrfikësit sot punojnë në kushte shumë të vështira, me mungesë të materialeve të domosdoshme dhe pa kuotë ushqimorë (për ata që shërbejnë 24 orë).
Duke e cilësuar të turpshme këtë situatë, Braçe tha se qeveria ndan shumë para ‘për një armatë të madhe nëpunësish’, ndërkohë që sipas tij, lë pas dore zjarrfikësit që shpëtojnë jetë njerëzish.
Sipas Braçes, duhet një status krejtësisht tjetër ligjor, ekonomik dhe social për zjarrëfikesit.
Braçe ka kërkuar gjithashtu hetim të plotë dhe gjithëpërfshirës për djegien e pallatit në Tiranë, gjë të cilën e konsideroi një krim.
Reagimi i Braçes:
ISHA, QENDROVA, PASHE, DEGJOVA, MORA SPJEGIME TEK PALLATI I SHKRUMBUAR DJE!
Dy gjera kam per te thene:
E PARA, shkova per ti falenderuar e shprehur MIRENJOHJEN E PAFUNDME KOMANDANT JONUZ MURATAJT DHE BURRAVE TE NJESISE SE TIJ-TE GJITHE ZJARREFIKES!
Kuptova duke folur me ta se mirenjohja nuk mjafton;
I kemi lene pa shume shume gjera, natyrisht nuk jane materiale ato qe mungojne; JANE TE GJITHA TE DOMOSDOSHME PER TE LEHTESUAR DHE VLERESUAR PUNEN, MUNDIN, SAKRIFICEN, JETEN E VENE NE RREZIK PER TE SHPETUAR JETE NJEREZISH TE RREZIKUAR, SIC DJE;
A E DINI QE ZJARREFIKESIT QE SHERBEJNE 24 ORESH NUK MARRIN USHQIM, NUK KANE KUOTE USHQIMORE?!
Une, per turp e mesova sot!
Ndajme leke pafund per nje armate nepunesish shteti e nuk kujdesimi per kete kategori sherbyesish publike qe hidhen te shpetojne jete njerezish pa ushqim e pa uje?!
DUHET NJE STATUS KREJTESISHT TJETER PER ZJARREFIKESIT-LIGJOR, EKONOMIK, SOCIAL DHE DUHET BERE TANI!
E DYTA, pashe vete dhe degjova shume per kompleksin e banimit qe u dogje dje; po shume fare ama. Per respekt ndaj banoreve, te gjithe atyre qe sakrifikuan jeten per te shpetuar njerez e prona dje, nuk fola aty para pallatit te bere shkrumb!
Por cilido qe sheh e degjon sic une degjova, NUK DUHET TE HESHTE! Per nje arsye: KY ZJARR, KJO DJEGIE DERI NE SHKRUMBIM, NUK MUND TE NORMALIZOHET SI “GJERA QE NDODHIN”! JOOOOO! Aty ka ndodhur krim, madje i perseritur!
NDAJ KAM NJE THIRRJE:
HETIM I PLOTE DHE GJITHPERFSHIRES, PROFESIONAL NDAJ CDO ELEMENTI ME NDIKIM MBI PERHAPJEN E ZJARRIT NE KETE KOMPLEKS BANIMI-PROJEKTI, NDERTIMI, DEVIJIMI NGA PROJEKTI, MATERIALET E NDERTIMIT, ZBATIMI I RREGULLAVE INXHINIERIKE NE NDERTIM, LEGALIZIMI, SISTEMET E FUNKSIONALITETI I TYRE-perfshi sistemet e FASADES, ENERGJISE, ASPIRIMIT, SIGURISE NGA ZJARRI, SHITJET E AMBJENTEVE DHE DESTINACIONI I TYRE NE PERPUTHJE ME PROJEKTIN!
Cdo element ka ndikuar dje ne perhapjen e zjarrit, djegien dhe rrezikimin e jeteve te njerezve aty, gjithe te tjereve qe i ndihmuan dhe i shpetuan duke rrezikuar pafund!
E KAM THENE DHE DO E PERSERIS:
KY QYTET, PER SHKAK EDHE TE SHTRENJTESISE NE TE,
MERITON STANDARD KREJT TJETER!

Kompania e ndërtimit ‘Arlis’ bëri sot të ditur se ajo ka nënshkruar kontratë me një kompani të specializuar dhe të certifikuar për fasadën e përdorur në pallatin i cili u përpi dje nga flakët e favorizuara pikërisht nga materiali përbërës i paneleve.
“Për të gjitha punimet e fasadës për objektin në fjalë, shoqëria ka lidhur marrëveshjet respektive me shoqëri tregtare, të regjistruara pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit, të cilët janë zotuar dhe kanë marrë përsipër të kryejnë me përgjegjësi të plotë ligjore shërbimet e ofruara dhe të kontraktuar.”, bëri të ditur gjatë ditës kompania ‘Arlis’.
Kjo deklaratë vërtetohet edhe nga kontrata që dëshmon se kjo kompani i kishte porositur panelet e fasadës te Shoqëria “ROCKNËORKS”, e cila sipas tekstit të kontratës “garanton se materiali i panelit që do të përdoret do të jetë antizjarr”
Shoqëria ‘Arlis’ thotë se “posedon të gjitha çertifikimet e materialeve sipas standarteve europiane dhe legjislacionit në fuqi, të cilat na janë vënë në dispozicion nga kontraktorët që kanë kryer këto punime”.
Procedurat kërkojnë që çdo aktivitet gjatë procesit të ndërtimit, të kqyret nga një supervizor i pavarur, i përzgjedhur nga kompania e më pas nga një kolaudator, përpara se nga Bashkia të jepet leja e përdorimit.

Komente









A ka ndonjë njeri që e nxjerr me foto se çfarë materiali është ai që ndizet që ta dimë për të mos blerë pallate të tillë?!!
Përgjigju