Kujt ia priste mendja se të jesh seksi, është mëkat! Këtë të paktën po e provon këngëtarja amerikane Katy Perry mbi shpatullat e saj, pasi po has një pengesë të madhe për t’u zhvendosur në ‘shtëpinë e ëndrrave’ në Los Angelos.

Dy murgesha të moshuara, Rita Callanan e Catherine Rose, përkatësisht 77 dhe 82 vjec po bëjnë gjithcka për të ndaluar yllin e muzikës pop të zhvendoset në atë zonë, pasi ‘ajo është shumë seksi dhe ka një stil jetese të papranueshëm, shumë larg asaj që predikon feja kristiane’.

Perry, e cila është shpallur si këngëtarja më e paguar në botë nga revista Forbes, është e gatshme të paguajë për këtë shtëpi një cmim prej 14,5 milion dollarësh. Sipas mediave amerikane, ajo ka tentuar të fitojë besimin e murgesha gjatë muajve të kaluar.

I ka thënë që është vajzë e dy prindërve besimtarë, është shumë fetare dhe do jetojë në vilë me nënën dhe gjyshen e saj. Ajo gjithashtu thuhet se ka treguar tatuazhit e Krishtit që ka në kycin e dorës dhe ka premtuar që do të këndojë këngë fetare në derën e tyre.
katy perry
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)