Eduart Ndocaj kandidati i pavarur për Bashkinë e Lezhës do të ngrejë një padi në Prokurorinë e Përgjithshme lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të 30 qershorit e më pas do ta ankimojë atë edhe në Kolegjin Zgjedhor. Ndocaj shprehet se shumë vota në 30 qershor janë hedhur në kuti nga vetë komisionerët duke shtuar se ka prova se votues kanë qenë edhe persona që jetojnë jashtë vendit, edhe pse nuk kanë qenë në Shqipëri atë ditë.
Ai tha se ka prova edhe për kërcënimin që është bërë ndaj tij, lidhur me të cilin bëri edhe një kallëzim 6 ditë para zgjedhjeve të 30 qershorit.
"Një pjesë e mirë e votave janë hedhur jo nga zgjedhësit por nga komisionerët e PS. Baza është shumë e thjeshtë se kutitë kanë dalë 100 me 0. Gjatë numërimit shenja e vendosur gjatë votimit është e njëjta në 100 fletë, gjë që e kam konstatuar edhe vetë edhe përmes vëzhguesve të mi. Po përgatisim një padi. Kemi prova se në Lezhë janë mbi 900 vota fallso që janë firmosur nga komisionerët. Kemi prova që kanë votuar edhe qytetarë që jetojnë jashtë. Kemi prova që janë kërcënuar qytetarët. Kemi prova që jam kërcënuar edhe unë vetë. Do t'i drejtohem Prokurorisë së Përgjithshme për krimin elektoral dhe Kolegjit Zgjedhor që ta hedhë poshtë këtë fasadë që është bërë nën didaktin e dhunës", shprehet Ndocaj.