Kërcënohet 'Kaubojsi': Tërhiqu nga gara ose do ta shohësh se çfarë do të bëjmë! Dokumenti i kallëzimit

Kandidati për kryetar i bashkisë Lezhë, Eduart Ndocaj, pretendon se është kërcënuar me anë të telefonatave që i vijnë, ku i kërkohet që të tërhiqet nga gara për zgjedhjet vendore.

Ndocaj ka bërë kallëzimin penal pranë Komisariatit të Policisë së Lezhës, kopja e së cilës është siguruar nga Shqiptarja.com.

Sipas proces-verbalit të mbajtur nga policia e Lezhës, mësojmë se Ndocaj ka bërë kallëzim duke qenë, se është kërcënuar ditëve të fundit në numrin e tij personal të celularit.

"Në këtë periudhë pra ditët e fundit, në këtë numër kanë filluar të më sjellin disa telefonata kërcënuese ku më kerkohet të tërhiqem nga gara elektorale, të mos shpërndaj materiale zgjedhore, se përndryshe do ta shohësh se çfarë do të të bëjnë." -pretendon Ndocaj në proces-verbal.

Ndërkaq, në fund Ndocaj shprehet se nuk mund të durojë shqetësime të tilla, pasi i duhet të zhvillojë fushatën elektorale.

"Duke qenë se jam kandidat për Kryetar Bashkie dua që të zhvilloj fushatën time elektorale dhe se dua që të mos më kercënojnë dhe se nuk mund të duroj shqetësime të tilla dhe kërcënime ndaj meje."- shprehet kandidati.

b.ha./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Johani: 24/06/2019 22:56

    o i nderuar,prandaj kemi situate te tille kur çdo kush dhunon policine,e sikur te ishte xhaxhi gjalle ti pari sdo ishe "oficer" policie por as eduart ndocaj sdo ishte kandidat dhe sdo ti vinte dita te ankohej ne polici,o mjer ne o mjer.

    Përgjigju
  • Buci: 24/06/2019 21:38

    Ik ore

    Përgjigju
  • Ton Ton: 24/06/2019 17:11

    Legen. Kur te djeg suma ke besim ke shteti dhe policia dmth....

    Përgjigju
  • xreport: 24/06/2019 16:27

    oooo trashaluk

    Përgjigju
  • te ka: 24/06/2019 16:21

    Kaubojsi eshte me i mire se Berisha,Basha,Meta dhe Rama.

    Përgjigju
    • Uka: 24/06/2019 17:34

      Edhe ver llapa eshte me i mire,po s'ka pse merret me politike

  • kujtim lika: 24/06/2019 14:38

    Po kush te ka ne mendje ty o i mbaruar po ty i bene vete keto per te rritur kredencialet e tua.Por ty nuk te ka njeri ne mendje. E shikon tani se erdhi fundi dhe e dine rezultatin dhe do qe te justifikohesh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë