'Kazan i mjerë', që nuk ndryshove as në dimër as në verë… asnjëherë!

'Kazan i mjerë', që nuk ndryshove as në dimër as në verë… asnjëherë!

Foto ilustruese

Vazhdoni të zhgënjeni dhe të gënjeni, e pastaj… ndjeheni të keqardhur, të fyer e të ndotur, aq sa mund të jetë një kazan “lëveresh”! Më latë pa mend, kur një shpifje e G.D-së, nga selia blu, në emër të gjoja KE-së, për atë që ajo e quajti një përkeqësim të ekonomisë shqiptare, duke i’u referuar raportit të Eurobarometrit për vitin 2018, e publikuat…si lajm.

“Skandali parlamentar”, nuk hezitoi aspak t’i transformojë rezultatet sipas dëshirës dhe të gënjejë publikun me shifra publike, që nuk i përkasin Eurobarometrit! Por ju e printuat, e shpërndatë dhe i’a dërguat Baçit dhe gjithë baçave të tjerë, ta publikonin si… të vërtetë.

Nuk hapët as një lajm, të shikonit përgënjështrimin e gënjeshtrës dhe të informonit opinionin publik. se kur gënjehet ditën për diell, në emër të Europës, për gjëra pa asnjë vlerë, vajmedet çfarë bëhet me të vërtetën… nëse kanë edhe ndihmën e “vlimit” tuaj.

Nuk e kuptoj pse qani e qurraviteni, kur ata tallen me ju?! Mandej, përpëlitjet për të marr gjak në vetull, për të ruajtur dinjitetin, tek ata të cilët guxojnë t’iu përqeshin, ndërkohë që duhet ta kishin “ëndërr” t’iu përshëndesin në rrugë… janë tejet qesharake.

Nuk është faji i atyre, që në vend që të përqafojnë hekrat e lëmuar të qelisë, me bekimin tuaj, gëzojnë ende paratë e vëna me “komoditetin” që ju i jepni dhe të shpenguar, u del koha edhe t’iu shajnë… përbuzin… ofendojnë deri në dhembje, përdërisa ju prapë i silleni vërdallë si satelit, për të kapur lajmin… e rremë.

Më kujtohet ai episodi me Ramën, ku rrinit dhe e shihnit si të tronditur, se si ju mësonte të bënit punën tuaj, i indinjuar se pse nuk po e bënit…! Nuk e di ta ndaj, në ishte tragjike apo qesharake si skenë, apo i përmbante të dyja gjinitë brenda saj?!

U pezmatuat keq, se pse u soll aq ashpër, ju tha atë që ju e keni ditur me kohë, por meqë nëpër ekrane, apo prapa tyre hiqeni si pelivan, nuk ju erdhi mirë që ua plasi dikush në fytyrë publikisht… se jeni të aftë të bëni vetëm përcjellësin ose sehirxhiun, si sejmen të përbetuar të “xhepave” të punëdhënësit tuaj.

Ju kurrë nuk patët guximin të bënit detyrën tuaj, qoftë edhe për njëherë të vetme… ndaj këta u trimëruan! U trimëruan pasi ju varfëruan mendërisht, profesionalisht dhe ekonomikisht, sepse ju “dashurojnë” duke ju parë të mjeruar, për t’iu përdorur siç duan.

Suksesi i bëmave të tyre është i lidhur pashmangshmërisht me dështimin tuaj… e sa më shumë ata qeshin, aq më shumë arsye keni të hidhëroheni… sa më shumë ata flasin, aq më shumë arsye keni të heshtni… sa më shumë ata pasurohen duke ju varfëruar, aq më shumë dështon misioni i juaj!

Dje, për fat të keq, u bëtë bashkëpuntorë në krimin e tyre… dizinformimin publik, të cilin jo vetëm që pas deklaratave nuk e faktuat, por edhe sot, nuk e përgënjeshtroni, madje flisni me gjuhën e tyre.

Turp, ku ju ka katandisur… b***lëpirja!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja