/ATSH-AFP/ - Greqia ka përmbushur në mënyrë të kënaqshme kërkesat e zonës euro për të nisur negociatat për një plan të ri ndihme, pas garancisë së dhënë nga Parlamenti për një sërë reformash, konfirmoi sot Komisioni Evropian.
"Institucionet kreditore të Greqisë, BQE, FMN dhe Komisioni Evropian kanë theksuar se me këtë votim, autoritetet greke kanë përmbushur në mënyrë të kënaqshme dhe në kohë kushtet e kreditorëve në marrëveshjen e arritur të hënën", deklaroi zëdhënësi i Komisionit për Çështjet Ekonomik, Annika Breidthardt.