KE publikon raportin për Shqipërinë: Hapa pozitive në fushën e migracionit dhe sigurisë! Kujdes me 'pasaportat e arta', rrezikohen vizat

KE publikon raportin për Shqipërinë: Hapa pozitive në fushën e migracionit dhe sigurisë! Kujdes me 'pasaportat e arta', rrezikohen vizat

Foto ilustruese

Shqipëria ka pasur një përmirësim në fushën e migracioni, azilit dhe bashkëpunimit në riparim. Në raportin e 5-stë të Komisionit Evropian pasqyrohet ecuria pozitive e Shqipërisë me politikën e BE-së.

Shqipëria ka bërë hapa galoponte në fushën e migracionit, azilit dhe bashkëpunimit në riparim. Gjithashtu shenja pozitive janë pare dhe në bashkëpunimin gjyqësor, rendit dhe sigurisë publike.

“Në vitin 2021, Shqipëria vazhdoi të ndërmerrte veprime për menaxhimin e kufirit dhe migracionit dhe azilin. Shtetet Anëtare raportojnë bashkëpunim të mirë në përgjithësi me Shqipërinë për migracionin dhe menaxhimin e kufijve, si dhe për kthimet dhe pajtueshmërinë sipas kushteve të Marrëveshjes së Ripranimit të BE-së. Ky bashkëpunim i mirë u konstatua edhe në Komitetin e Përbashkët të Ripranimit të mbajtur në shkurt 2022.

Në vitin 2021, Shqipëria bashkëpunoi me këto shtete anëtare për migracionin dhe menaxhimin e kufijve: Belgjikën, Gjermaninë, Francën, Kroacinë dhe Holandën. Shqipëria mban bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë Evropiane të Kufirit dhe Rojës Bregdetare dhe, në vitin 2021, ishte vendi i parë që mori pjesë në një operacion kthimi të drejtuar nga Frontex. Një zyrtar ndërlidhës i Frontex është i pranishëm në vend.”- thuhet në një pjesë të raportit.

Në raport, përmendet edhe suksesi i vendit tonë në fushën e sigurisë në rendin publik dhe sigurisë në tërësi. Siç duket dhe në fragmentin e shkëputur nga raporti i KE-së, Shqipoëria u përfshi edhe në bashkëpunimin me Europol, Eurojust dhe shtetet anëtare. 

“Në vitin 2021 vazhduan përpjekjet për bashkëpunimin gjyqësor, rendin publik dhe sigurinë. Në përgjithësi, Shtetet Anëtare raportojnë bashkëpunim të mirë me Shqipërinë në fushën e sigurisë. Shqipëria vazhdoi bashkëpunimin me Europol, Eurojust dhe shtetet anëtare, duke përfshirë Çekinë, Gjermaninë, Francën, Holandën dhe Suedinë. Pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Bashkëpunimit me Eurojust-in në vitin 2019, një Prokuror Ndërlidhës Shqiptar në Eurojust mori detyrën në janar 2021 dhe në tetor u inaugurua Zyra e Prokurorit Ndërlidhës për Shqipërinë në Eurojust. Në vitin 2021, Shqipëria nënshkroi pesë marrëveshje të reja të ekipeve të përbashkëta hetimore në rastet e mbështetura nga Eurojust.”thuhet në pjesën e shkëputur nga raporti i KE-së.

Raporti nënvizon se vendi ynë arriti të reflektojë në rekomandimet e hershme të raportit të kartërt në kuadër të mekanizmit të Pezullimit të Vizave. Sipas raportit ka pasur një progres të mëtejshëm drejt krijimit të një historie solide të rasteve të korrupsionit.

“Shqipëria ka bërë përparim në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe në luftën kundër trafikimit të paligjshëm. Në vitin 2021, Shqipëria raportoi një rritje (18%) të numrit të operacioneve policore krahasuar me vitin 2020. Gjithashtu, në vitin 2021 ka pasur një rritje të numrit të grupeve kriminale të çmontuara dhe të sekuestruara të aseteve kriminale, vlera e të cilave u dyfishua në krahasim me vitin 2020. Konfiskimet e lëndëve narkotike gjithashtu u rritën në përgjithësi në vitin 2021 krahasuar me vitin 2020.”- thuhet në fragmentin e KE-së.

Si në çdo raport, KE i rekomandon Shqipërisë lidhur me harmonizimin e vizave dhe skemën e shtetësisë së investitorëve. Një rezervë e ka pasur edhe pasaportat e arta prej të cilës ka shprehur shqetësime. Komisioni mendon se, nëse skema të tilla vlerësohet se përbëjnë një rrezik në rritje për sigurinë e brendshme dhe politikën publike të Shteteve Anëtare, regjimi pa viza mund të pezullohet.

“Shqipëria ka ndërmarrë veprime për të adresuar shumicën e rekomandimeve të mëparshme të Komisionit. Megjithatë, vendi ka marrë edhe masa që bien ndesh me dy rekomandime, lidhur me a) Të harmonizojë, si çështje prioritare, politikën e vizave të Shqipërisë me listën e vendeve të treta të kërkuara për viza të BE-së, veçanërisht ato vende të treta që paraqesin migrim të parregullt ose rreziqe sigurie për BE-në.

Pavarësisht shqetësimeve të Komisionit të shprehura në vitin 2019 12 , që nga korriku 2020, Shqipëria ka në fuqi legjislacionin që lejon ngritjen e një ‘shtetësie sipas skemës së investimeve (‘pasaportat e arta’). Agjencia e Programeve të Veçanta të Shtetësisë ka krijuar një grup të përbashkët pune për të kryer një studim fizibiliteti për zbatimin e tij në të ardhmen. Në vitin 2022, Qeveria miratoi një vendim me të cilin vendoset një bazë ligjore për Ministrinë e Brendshme për të nisur procedurën e Partneritetit Publik Privat për zbatimin e programeve të shtetësisë.

Ngritja e një skeme qytetarie investitori do të ishte në kundërshtim me rekomandimet e bëra në Raportin e Katërt në kuadër të Mekanizmit të Pezullimit të Vizave dhe paketës së zgjerimit 2021 13. Një skemë e nënshtetësisë së investitorit mund të përdoret për të anashkaluar procedurën e vizave me qëndrim të shkurtër të BE-së dhe vlerësimin e thellë të rreziqeve individuale të migracionit dhe të sigurisë që kjo procedurë sjell, duke përfshirë një shmangie të mundshme të masave për të parandaluar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit. Ky është një shqetësim i madh për BE-në në kuadrin e marrëveshjes së saj pa viza me Shqipërinë . Komisioni mendon se, nëse skema të tilla vlerësohet se përbëjnë një rrezik në rritje për sigurinë e brendshme dhe politikën publike të Shteteve Anëtare, regjimi pa viza mund të pezullohet .- thuhet në raport. 

Në një vendim të marrë më 29 korrik, Qeveria shqiptare i dha jetë një projekti për t’i dhënë shtetësi shqiptare për shtetas të huaj dhe të pasur që duan të investojnë në Shqipëri. Këshilli i Ministrave i hapi rrugën punësimit të një kompanie ndërkombëtare për promovimin e pasaportës shqiptare në botë, një kontraktim në formën e koncesionit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:17
Rithemelimi: Shqipëria nën regjimin e Edi Ramës e dorëzuar dhe gjunjëzuar nga vjedhja e pushtetit

1670508902_finalprojekt.00032109.Still001.jpg

Në ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, Floriana Garo, zëdhënëse për mediat e Rithemelimit të Partisë Demokratik ka reaguar, ndërsa akuzon qeverinë e kryeministrit Rama se është gjunjëzuar nga vjedhja e pushtetit.

Sipas Garos, korrupsioni mbetet një shqetësim alarmant, duke u bërë pengesë për përparimin e Shqipërisë dhe integrimin në Bashkimin Europian.

‘9 dhjetori shënon Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit; njëkohësisht dhe fatkeqësisht për Shqipërinë, edhe faktin se shteti është privatizuar nga një klikë politike dhe kapur nga interesa personale korruptive. Partia Demokratike vëren me alarm, mbështetur në raporte ndërkombëtare, se Shqipëria nën Edi Ramën është e dorëzuar dhe gjunjëzuar përballë këtij fenomeni.

Korrupsioni mbetet një shqetësim alarmant, duke u bërë pengesë për përparimin e Shqipërisë dhe integrimin në Bashkimin Europian. Raporti i fundit i Komisionit Europian, i cili u publikua rreth dy muaj më parë, ishte një “shuplakë” për Shqipërinë.

Raporti theksonte se për të luftuar fenomenin e korrupsionit nuk është treguar vullnet politik. Le të kuptohemi, dhe ta përkthejmë termin “korrupsion” i cili është zbutur dhe vetë-anulluar nga përdorimi i tepërt: Korrupsion janë të gjitha vjedhjet e Edi Ramës dhe ministrave të tij, vjedhjet elefanteske, me djegësat, Portin e Durrësit dhe aferën e Butrintit.  Vjedhjet me rrugët, që ndërtohen me çmim 8 herë më të lartë se në BE;  vjedhjet dhe shpërdorimet në buxhet me mbi 8,2 miliard euro, sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit. Janë këto vjedhje që e bëjnë Shqipërinë vendin më të korruptuar të Europës.

Në vazhdën e vjedhjeve dhe raporteve mbi to, vetëm një ditë para ditës ndërkombëtare të luftës kundër korrupsionit, një raport i organizatës satelite te Brukselit “Lidershipi i Evropës Juglindore për Zhvillim dhe Integrim”, na sjell gjetje të reja alarmante.  Sipas këtij raporti të fundit, Shqipëria ka presionin dhe përfshirjen më të lartë në korrupsion në Ballkanin Perëndimor për të gjithë treguesit, si kërkimi i ryshfetit, dhënia, pranueshmëria e korrupsionit, rënia pre e tij dhe madje kapja e shtetit nga bizneset.

Raporti thekon:  “Shqipëria duket të jetë vendi më i prekur nga korrupsioni administrativ i lartë në rajon, ku 57% e qytetarëve u kërkohet ryshfet të paktën herë pas here dhe 47% marrin pjesë në transaksione korrupsioni”.

Për dallim, sipas raportit, Serbia mbetet vendi me nivelin më të ulët të presionit të korrupsionit në rajon, ndërsa Kosova ka nivelin më të ulët të përfshirjes aktuale në aktivitete korrupsioni, me 20% të qytetarëve që kanë paguar rryshfet në krahasim me 23% në Serbi.  Treguesi i presionit për kapjen e shtetit nga bizneset, i cili fokusohet në presionin e monopolizimit në nivel kombëtar, sektorial apo institucional, sheh Shqipërinë me 45%, më të lartin në rajon.

Kjo është Shqipëria e Edi Ramës, e para në hit-paradën e korrupsionit. Pavarësisht pallavrave se këtu zhvillon samite BE-ja, është po BE me raportet e saj që hedh në erë çdo propagandë.  Me hajdutët ne qeveri dhe qeverinë me duart në xhepat tuaj Shqipëria është në rrezik dhe asaj duhet t’i dalim zot!’- shkruan Garo.

G.MO/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Endri: 09/12/2022 17:16

    Kukulla e Sali kriminelit,a je ke kref flokët Saliut,a ja ke lyer me llak haha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Debati për ish-agjentin e FBI, sipas jush kush ka të drejtë?



×

Lajmi i fundit

Vrau 31 vjeçarin nga Kukësi për një faturë në lokal, gjykata e Prizrenit lë në burg 'Kobra'-n dhe 5 të tjerët

Vrau 31 vjeçarin nga Kukësi për një faturë në lokal, gjykata e Prizrenit lë në burg 'Kobra'-n dhe 5 të tjerët