/ATSH-AFP/ - Komisioni Evropian përshëndeti sot faktin që Greqia dhe kreditorët shkëmbejnë dokumentet e punës mbi reformat që Athina duhet të zbatojë për të siguruar zhbllokimin e një financimi afatshkurtë, jetësor për ekonominë e saj.
"Dokumente të shumta janë dërguar mes institucioneve dhe autoriteteve greke. (...) Fakti që dokumentet janë shkëmbyer është tashmë një shenjë e mirë", theksoi Annika Breidthardt, zëdhënësja e Komisionit Evropian e ngarkuar me Çështjet Ekonomike duke refuzuar të konfirmonte marrjen e një plani reformash që Athina kishte njoftuar se do ta dorëzonte të hënën në mbrëmje.
"Për një marrëveshje, ne nuk kemi arritur ende aty", nënvizoi ajo.

LAJMET MË TË VLERËSUARA