Në përpjekje për të shmangur një valë të re infeksionesh, pas festave të Fundvitit, Komisioni Evropian do të publikojë të mërkurën udhëzimet e fundit, me qëllim harmonizimin e masave mes vendeve dhe evitimit të valës së tretë të pandemisë.
Në strategjinë e titulluar “Qëndroni të sigurt”, ka rekomandime për qeveritë se si duhet menaxhuar festa e krishtlindjes dhe e ndërrimit të viteve, në një situatë aspak të zakontë.
Në përgjigje edhe të shqetësimit të ngritur nga krerët e qeverisë italiane, gjermane dhe franceze sa u përket funksionit të resorteve të skive, sipas Brukselit pushimet dimërore përfaqësojnë rrezik dhe mund të transformohen në burimin e një vale të tretë të virusit.
Komisioni do të kërkojë forcimin e masave kufizuese për të evituar tubimet në ambiente të mbyllura dhe bashkimet familjare në grupe të mëdha. BE rekomandon ndalimin e eventeve me shumë njerëz dhe kufizimin e numrit të personave në një vend dhe përdorimin e detyrueshëm të maskës. Komisioni do të kërkojë vendosjen e shtetrrethimit gjatë natës, për të evituar festimet në orët e vona ndërsa për ceremonitë fetare mund të kërkohet të anulohen ose të mbahen online.
Ndërkohë që vazhdojnë të bëjnë thirrje që të shmangen udhëtimet turistike. Rekomandimet e BE, vijnë edhe pas festimeve të fundit të Festës së Falënderimeve në SHBA, ku qytetarët pavarësisht paralajmërimeve të shumta nga institucionet vendase nuk ruajtën masat.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?
-
Mjaftueshëm
13.5%
-
Pak
29.1%
-
Shumë pak
57.5%
Vota total: 275
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Von der Leyen mbledh më 19 shtator liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel, në fokus Plani i Rritjes
15 Shtator, 13:44
-
Fokusi i Von der Leyenit te zgjerimi: 2030 mund të jetë afat real
8 Shtator, 09:23
-
Rama takim me Von der Leyen në Pragë: Diskutuam për rrugëtimin tonë europian
30 Gusht, 16:06
-
Posti i komisionarit të Zgjerimit të BE-së bëhet sërish tërheqës
29 Korrik, 08:03
-
KE publikon raportin për sundimin e ligjit: Shqetësuese tentativat për ndërhyrje e presion në gjyqësor nga zyrtarë a politikanë, dhe ligji për amnistinë
24 Korrik, 19:34
-
Komisioni, Këshilli Europian dhe Parlamenti nisin negociatat për presidentin e ri! Von der Leyen më shumë shanse! Pritet të vijojë mbështetja për zgjerimin e BE-së
11 Qershor, 09:37
-
98 mln euro kredi nga BERZH për hekurudhën Vorë-Hani i Hotit, linja do jetë elektrike, punimet mbyllen në 2030
21 Maj, 19:00
-
BE sërish 'shuplakë' Greqisë për Belerin: Mosmarrëveshjet dypalëshe të mos pengojnë anëtarësimin e Shqipërisë
7 Maj, 20:02
-
BE-ja dhe NATO-ja "kërkojnë punëtorë"
16 Mars, 10:59
-
Zgjedhjet europiane, konservatorët francezë nuk do të mbështesin von der Leyen për mandat të dytë në krye të KE
20 Shkurt, 16:09
-
Komisioni Evropian nis hetimet ndaj TikTok: Është projektuar që të krijojë varësi
19 Shkurt, 20:45
-
Ursula von der Leyen konfirmon se do të kandidojë për një tjetër mandat në Komisionin Europian
19 Shkurt, 14:56