‘Afera me serbin Fazlliç, apartamente te Ulaj pa iu gjendur pagesat, banesë Gjicit por deklaroi 4 vite qira, e deri te Prendi që thyente çeqet e Malltezit! Emrat ‘VIP’ në dosjen 500 faqe ‘Partizani’

Në dosjen 500 faqe të SPAK mbi privatizimin e ish kompleksit sportiv Partizani, ka shumë emrat të tjerë të njohur, përveç 4 të pandehurve me në krye Sali Berishën dhe dhëndri Jamarbër Malltezi. Ja ta shohim disa prej tyre:

DAMIR FAZLLIC

Damir Fazlliç, serbi klient që i bleu tokën Malltezit disafish më shtrenjtë, e pas 6 muajsh mori “Porto Romanon’

Damir Fazllic është një prej emrave më të njohur, klientë të familjes Berisha, që përmendet në dosjen e SPAK për aferën Partizani. Marrëdhënia e Argita Malltezit me Damir Fazlliç është një nga pikat në akti akuzën 500 faqe të SPAK.  Prokuroria e Posaccme në dosje evidenton faktin se në vitin 2007 rezulton se Jamarbër Malltezi nis blerjen e disa tokave në Porto Romano. Në muajt korrik-gusht 2007, ai arrin të bëhet pronar i një sipërfaqeje toke arë prej 3885 m2 të blerë në vlerën e rreth 19 milionë lekë. Këtë tokë ai ia shet brenda muajit shtator 2007, pra vetëm një muaj më vonë,  shoqërisë Alpha me ortak të vetin dhe administrator shtetasin serb Damir Fazllic, kundrejt një çmimi shumë herë më të lartë, konkretisht 396 235 euro. Shoqëria Alpha e Fazlliç krijohet në muajin maj 2007 dhe ekspert kontabël caktohet Shpresa Breçani, mbesa e ish-kryeministrit Sali Berisha që ka ndjekur edhe aspekti financiar të privatizimit të Klubit Partizan. Fazlliç, shkruan SPAK në dosjem e njihte Argita Malltezin prej kohësh. Disa muaj pas shitjes së tokës, në 23 prill 2008, nënshkruar nga Ministri i METE Genc Ruli dhe kryeministri i asaj kohe Sali Berisha, është miratuar studimi “Zhvillimi i integruar në sinergji i zonës energjetike dhe industriale të Porto Romanos, Durrës.” Nisur nga të dhënat që dispononin – thekson SPAK –ortakja e Argita Malltezit Flutura Kola dhe bashkëshorti i saj Florenc, si dhe Jamarbër e Argita Malltezi, duke qenë në dijeni të zhvillimit që do të pësonin pronat e ndodhura në vendin e quajtur fshati Rinia, kanë vendosur të blejnë toka nga pronarët dhe t’ja shesin më pas Damir Fazlliç. Pra Berisha, në cilësinë e Kryeministrit i jepte koncesionet e pasurive të shqiptarëve, në sintoni të plotë me interesat e familjes së tij. Ata i mësonin më herët këto kontrata shtetërore dhe bënin lëvizjet e duhura për t’u pasuruar shpejt me miliona. Është për t’u theksuar fakti se në akte përshkruhet se blerja e tokës bëhen dorazi ndërsa shitjet te Alpha bëhen me lekë në bankë. Pra një sistem perfekt për të pastruar paratë ‘Cash’ origjina e të cilave nuk dihet. Argita Malltezi evidentohet se ka nënshkruar kontratat e shitjes në drejtim të blerësit Damir Fazllic bashkë me bashkëshortin e saj, megjithëse nuk i deklaron në IDLKPKI këto transaksione.

Pjesa nga dosja ku përmendet Damir Fazlliç

BASHKIM ULAJ

Të gjitha apartamentet te pallati i Bashkim Ulajt në ‘Mustafa Matohiti’, nuk gjenden pagesat

Një emër tjeter i përmendur në disa faqe të dosjes së SPAK për aferën Partizani është ai i Bashkim Ulajt. Në dosje paraqiten disa apartamente dhe pasuri të  Jamarbër dhe Argita Malltezit që i kanë marrë nga kompania ndërtuese A.B.A.U e Bashkim Ulajt dhe familjarëve të tij. Pasuritë janë në pallatin në rrugën Mustafa Matohiti ka familja jeton edhe sot. SPAK flet për një apartament mbi 205 mijë euro, nga të cilat thotë se ndër vite nuk jepen të dhëna në deklarim se si dhe kur janë paguar këto para (faqe 410 te dosje). Edhe një apartamenti tjetër që i janë shtuar 35m2 tarracë Argita Malltezi nuk e ka deklaruar dhe SPAK ka konkluduar se nuk i kanë bërë ndonjë pagesë kompanive të Bashkim Ulajt (faqe 411). Një tjetër pasuri që evidentohet në dosje është një garazh i marrë në vitin 2002, 10 mijë euro, për të cilin SPAK thotë se nuk është deklaruar nga Argita Malltezi dhe ndoshta nuk është paguar. SPAK rikujton se Bashkim Ulaj me kompaninë e tij GENER 2 ka marrë gjatë kohës që Berisha ishte Kryeministër një koncesion miniere në Fushë Krujë. SPAK evidenton edhe faktin se në apartamentin me tarracë në rrugën “Mustafa Matohiti” zhvendoset Sali dhe Liri Berisha në vitin 2007. Pra tarraca në të cilën bën ecje sot Sali Berisha nën arrest shtëpie, është e padeklaruar ndonjëherë në organe dhe nuk ka prova nëse janë bërë pagesa dhe mënyra se si janë bërë këto pagesa.

Pjesë nga dosja ku përmendet Bashkim Ulaj

NDREA PRENDI

Prendi i 21 janarit, ‘fqinj’ i Malltezit, i shërbente vite para se të bëhet kryekomandantë i Gardës

Në dosje përmendet edhe Ndrea Prendi, komandanti i Gardës së Republikës në një prej krimeve më të rënda që kanë ndodhur në këtë vend, 21 janarin e vitit 2011. Në faqet 404-405 të dosjes paraqitet një episod për një apartament të Jamarbër Malltezit në rrugën Lidhja e Prizrenit, e marrë nga Enti Kombëtar i Banesave në kohën kur ishte President Sali Berisha, në vitin 1996. Më pas është bërë shitja e tij po në EKB dhe është blerë një apartament 3+1. Në këtë pallat është bërë një shtesë 60 m2 për çdo apartament dhe mes banorëve të pallatit që kanë firmosur ka qenë edhe Ndrea Prendi pasi edhe ai kishte shtëpinë atje. Ka qenë pikërisht kjo arsyeja që ai është thirrur në SPAK korrikun e kaluar. Prendi ka thënë se nuk e mban mend firmën e tij por është përballur me një pyetje për disa çeqe për një vlerë totale prej 15.500 dollarësh, të firmosur nga Jamarber Malltezi që ka tërhequr mes viteve 2003-2005. Një nga këta ka citimin ‘’rregullim apartamenti’’. Për këtë Prendi ka thënë se merrte porosi nga Jamarbri dhe i çonte leketë aty ku duhet të bënte pagesat. Pra, personi të cilin Berisha e kishte komandant garde në vitin 2011, nga armët e së cilës u vra 4 njerëz, vite më parë i shërbentë dhëndrit të tij. (Faqe 404-405)

Pjesa nga dosja ku përmendet Ndrea Prendi

SAFET GJICI

Gjici i blen apartamentin, por Argita mori qira 1170 euro në muaj për 4 vite

Pikërisht ky apartament i mësipërmes i është shitur nga Argita Berisha dhe Jamabrer Malltezi një tjetër personazhi të njohur, Safet Gjicit, ish kryebashkiakut socialist të Kukësit, tashmë i dënuar me vendim të formës së prerë nga Apeli i GJKKO. Shitja i është bërë në vitin 2008 Gjicit. Kontrata e shitjes së pasurisë që çifti i familjes kryeministrore e kishte paguar Enti i Banesave vetëm 1.471.000 lekë (plus 20.000 dollarë për një shtesë 60 metra katrorë) u shit më 26 shkurt 2008 socialistit Gjici për 129,800 euro. Çifti Malltezi gjithashtu i shet Gjicit edhe shtesën e apartamentit, të ndërtuar më vonë, e cila ka hyrje më vete, me sipërfaqe prej 72 metër katrorë, në proces legalizimi. Por ajo që SPAK ka zbuluar është fakti se Argita Malltezi, pavarësisht se rezulton të ketë shitur apartamentin dhe shtesën në vitin 2008, ka vijuar të deklarojë përfitim qiraje për pasuri të ndodhura në rrugën Lidhja e Prizrenit deri në vitin 2012. Argita Malltezi, në deklaratën periodike vjetore, deklaron të ardhura për vitet 2008, 2010, 2011 nga qiraja e apartamentit në rrugën Lidhja e Prizrenit, në vlerën e 1170 euro në muaj. Shitjen e pasurisë apartament, sipas SPAK, Argita Malltezi e deklaron vetëm në vitin 2012. Argita Malltezi pretendon që apartamenti që është dhënë me qira është një tjetër: në morinë e pronave që kanë, mesa duket edhe SPAK mund ta ketë ngatërruar.

Pjesa nga dosja ku përmendet Safet Gjici

 

 

 

 

 

K.T./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ethem Lalaj: 18/09/2024 19:45

    S.Berisha FAMILJARISHT është KOKA E MAFIES SHQIPËTARE NË 112 VITE SHTET. -Faktet që po dalin nga DOSJA 500 FAQE ËSHTË LEMERI,TMERR..PËR 1 ISH PRESIDENT,KM E KR.PD NË 34 VITE. -Sb po mundohet të mbrohet ME TV-t e tij,Militantët e kamur prej tij në vite..duke sulmuar SPAK,SHBA,ANGLINË,SOROSIN,REP.TV,E.Ramën,etj pasi nuk ka më ku shkon.Nuk ja ka marr mëndja kurrë se mund të jepte llogari një ditë qëkurse kapi DREJTËSINË E PLEPAVE 1992. -SPAK+GJKKO po e zgjasin shumë,duke e lënë të shpifi maj PENXHERES NË BANESËN E PA BLERË NGA TROPOJANI B.ULAJ..OLIGARKU NR.1 QË NUK E ZË KURRË NË GOJË..! SALIH..DORZOU.PËR VJEDHJET & VRASJET NË 34 VITE DO TË JAPSH LLOGARI.VETËM VET-VRASJA TË SHPËTON PA VUAJTJE.

    Përgjigju
    • Daku: 19/09/2024 13:58

      Krimet ne kete vend i ben Rama,Olsi e skuadra e tyre kriminale e ju akoma ne nje vrime i bini, Berisha, Berisha, Berisha.

  • KARABUSH KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 18/09/2024 16:53

    Ore a ka drejtēsi normale Shqipria [ Albanistani ] po ça bohet kshu SOAKU ka me mijra fakte qē vērtetoin se Krimineli Hajdut Sali Bajga ka bēr me qindra mijra vjedhje pse sfutet nē burg ky qen i zgjebosur ? ? ? Vetēm ham , ham e as gjo tjetēr. Sy peshkaqeni Xen po vazhdon programin po shētit Botēn nēpēr resortet mē tē shtrenjta tē Botēs me lekēt e vjedhura tē Shqiptarve. Ju vazhdoni HAM , HAM, HAM.

    Përgjigju
    • Labi: 19/09/2024 17:13

      Rama , rama, 2 miliard euro ne 1997, 1 miliard @ gerdeci dhe plus te tjera CEZ Ju luteme methoni a ka vjedhur rama 3 miliard $ A ka vrare njeri Rama? Atehere kush kryesori? Pyetja eshte retorike familja berisha, hamshoret e familjes, fazllic,

    • Mara emigrante ne Itali: 19/09/2024 08:37

      Kjo eshte drejtesia qe shqiptaret duan , kush punon burgoset , kush shkaterron , vjedh , vret , antishqiptar lejohet te llapin dhe te jetojne te lire .

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?