KED e re zhvillon mbledhjen e parë: Kemi personel të pamjaftueshëm për ngarkesën e punës për 2021

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka zhvilluar ditën e sotme mbledhjen e parë për 2021 që pas përcaktimit të anëtarëve të saj. Në mbledhje kanë qenë të pranishëm të gjithë anëtarët, anëtarët zëvendësues, Avokatit të Popullit dhe subjekteve që ftohen sipas ligjit. Mbledhja u zhvillua në ambientet e e Gjykatës së Lartë që është edhe selia e KED-së.

Në fillim të mbledhjes së KED u realizua konstituimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, i zgjedhur me short nga Presidenti i Republikës, në datën 04.12.2020, me këtë përbërje anëtarësh:

1. Marsida Xhaferllari nga Gjykata Kushtetuese

2. Elsa Toska nga Gjykata Kushtetuese

3. Ervin Pupe nga Gjykata e Lartë

4. Adnan Xholi nga Prokuroria e Përgjithshme

5. Astrit Kalaja nga Gjykatat e Apelit

6. Elona Toro nga Gjykatat e Apelit

7. Gjon Fusha nga Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit

8. Genti Xholi nga Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit

9. Rilinda Selimi nga Gjykatat Administrative

Dhe anëtarë zëvendësues:

1. Fiona Papajorgji nga Gjykata Kushtetuese

2. Ilir Panda nga Gjykata e Lartë

3. Kujtim Luli nga Prokuroria e Përgjithshme

4. Zegjine Sollaku nga Gjykata e Apelit

5. Kleanth Zeka nga Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit

6. Gentiana Xhelili nga Gjykatat Administrative

Këshilli u njoh me mbështetjen administrative, buxhetore, burimet njerëzore, me funksione të ndryshme të caktuar nga Gjykata e Lartë si personel mbështetës me kohë të pjesshme për veprimtarinë e KED me qëllim përballimin e ngarkesës së punës së Këshillit gjatë vitit 2021. Duke vlerësuar angazhimin dhe ngarkesën e madhe të punës së përballuar gjatë vitit 2020, por edhe disa probleme që u shfaqën në këtë drejtim, Këshilli vlerësoi se ky personel është i pamjaftueshëm për të realizuar mbështetjen e plotë dhe efektive të veprimtarisë së KED për vitin 2021. Prandaj, nisur nga parashikimet kushtetuese dhe ligjore për realizimin plotësimit të vendeve vakantë në Gjykatën Kushtetuese për vitin 2021, u vlerësua nevoja për shtesë të menjëhershme të personelit mbështetës nga Gjykata e Lartë për Këshillin, krahas vijimit të plotësimit të mëtejshëm të nevojave me buxhet të veprimtarisë së Këshillit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh