/ATSH/- Është vetëm 9 vjeçe por pasioni për pianon i ushqen çdo ëndërr dhe dëshirë të saj.
Keitlin Gjeçaj nga Shkodra, fitoi çmimin e parë në Festivalin e XX Mbarëkombëtar "Pianisti i Ri" që u zhvillua në datat 22-25 maj në Liceun Artistik "Jordan Misja", nga shoqata "EPTA Albania".
Falë punës së palodhur e të përkushtuar të mësueses së saj Elsa Lepurushi, e cila e ka ndjekur atë që në fillim, Keitlin nuk di të ndalet me pasionin e saj.
Por ky nuk është çmimi i parë që Keitlin merr si pjesëmarrëse në një konkurs mbarëkombëtar.
Tjetër çmim të rëndësishëm, 9 vjeçarja shkodrane, ia ka dalë ta rrëmbejë në tetor të një viti më parë, ku ajo fitoi çmimin e parë në Fasano të Italisë në Konkursin europian për pianistët e rinj.
Medaljen për këtë çmim, Keitlit iu dorëzua nga Kryetari i Bashkisë së Barit.
Në këtë edicion të XX Mbarëkombëtar "Pianisti i Ri" , mbi 100 pianistët pjesëmarrës, u gjykuan nga një juri e përbërë nga 5 anëtarë, emra të mirënjohur të fushës së muzikës, të huaj dhe shqiptarë si kryetari Flavio Zaccaria, i ardhur nga Konservatori "Giuseppe Tartini" i Triestes, Lejla Pula nga Kosova, Teresa Trevisan nga Italia, Heribert Koch, Gjermani dhe dirigjenti shqiptar, Oleg Arapi.
Pjesëmarrësit ishin ndarë në 5 kategori sipas moshës dhe u vlerësuan me çmime e diploma pas çdo kategorie, ku kryesorët ishin 5 çmime të para absolute; Çmimi "Beethoven", çmimi 'Chopin", çmimi 'Andre Hajdu' (kompozitor izraelit bashkëkohor) dhe 'Çesk Zadeja'.
Festivali XX Mbarëkombëtar ' Pianisti i Ri' zhvillohet në shkollën e parë artistike, Liceun Artistike 'Jordan Misja', nga shoqata EPTA Albania (seksionin shqiptar të European Piano Techers Assotiation) me qendër në Londër, krijuar më 1978-ën.
Në Shqipëri u krijua falë nismës së themelueses së saj, pianistes e pedagoges së shquar, Carola Grinda që kontaktoi me mësuesen, Padiezhda Porodini, e cila më pas gjeti mbështetjen e mësuesve të Liceut Artistik për ta krijuar këtë shoqatë më 1994-n.
Presidentja aktuale e "EPTA-Albania", Klodi Zheji , njëherësh dhe zv/drejtore për muzikën në Liceun Artistik "Jordan Misja" shprehet se Festivali i "EPTA"-s, është unik në llojin e vet. "Gjatë këtyre 20 vjetëve është bërë tribuna e arritjeve të shkollave tona muzikore, por është një festival unik", pohon Zheji.
Projekti i parë kombëtar i EPTA Albania-s, Festivali Kombëtar 'Pianisti i Ri' filloi rrugëtimin e tij me nismën e Znj. Takuina Adami, njëherësh presidente e shoqatës, për t'u bërë mbarëkombëtar më 2004-n, duke frymëzuar kështu dhe trevat mbarëshqiptare. Në historinë 20-vjeçare ajo ka inkurajuar e ballafaquar të gjitha talentet nga 6 deri 18 vjeç të shkollave muzikore Tiranë, Durrës, Elbasan, Vlorë, Shkodër e Korçë, por dhe ato të qyteteve Prishtinë, Gjilan, Prizren, Pejë e Mitrovicë, por dhe talente nga Mali i Zi e Maqedonia.
Sot, shumë nga pjesëmarrësit e edicioneve të para janë mësues në shkollat tona të muzikës, apo pedagogë në Universitetin e Arteve, por shumë të tjerë studiojnë ose punojnë jashtë vendit. "Kam kënaqësi të veçantë kur dëgjoj që sot Festivali 'Pianisti i Ri' ende vazhdon të kultivojë e të frymëzojë shumë pianistë të trevave shqiptare.
Organizimi i tij me stimuj e masterclasse, me koncerte e informacione profesionale më ka ushqyer nga viti në vit për të krijuar baza të forta me kërkesa për të përballuar studimet jashtë", - shprehet pianisti Redi Llupa, një nga konkurrentët e këtij aktiviteti që sot është profesor në "Forst School of Music", në Majami të Shteteve të Bashkuara.
Sukseset e talenteve shqiptare janë ndjerë edhe në edicionin II të Festivalit Ndërkombëtar "Pianodrom", ku 12-vjeçarja Iva Zurbo dhe pianisti i ri, Kostandin Tashko, të mësueses Valbona Shehu realizuan me sukses recitale të plota pianistike.
Edhe pianisti 11-vjeçar, Orenc Graca, i mësueses Violeta Sulkuqi, e Liceut të Elbasanit, që sapo është përzgjedhur të marrë pjesë në Festivalin e Talenteve që zhvillohet në qershor të këtij viti në Moskë, janë talente që janë vlerësuar me shumë çmime të para absolute dhe në konkurse ndërkombëtare.
Fale punës së kujdesshme të stafit organizativ, për të fituar kohën e humbur të 45 viteve, të sistemit të kaluar, që limituan kontaktet e shkollave tona me botën, "EPTA Albania" e mbështetur nga Liceu Artistik 'Jordan Misja', e njëherësh në shërbim të sistemit arsimor muzikor të talenteve tona, angazhoi në juritë e festivaleve në vite figura që kishin përvojë artistike si: kompozitorët Çesk Zadeja, Thoma Gaqi, pianistët e karrierës, Margarita Kristidhipi e Anita Tartari, por dhe mësuese me rezultate si Maria Rafael, Nadiezhda Porodini, Linda Zemlaketj, krahas figurave kryesore të vetë EPTA-s, duke filluar nga personaliteti kryesor i saj, Carola Grindea, Presidentja e EPTA Belgjikës, Diane Andersen, presidentin e EPTA Zvicrës, Klaus Volters, sekretarin e EPTA Kroacisë Jaksa Zlatar, zv/presidentin e Gjermanisë, Heribert Koch e zv/presidentin e Norvegjisë, Elin Person si dhe shumë të tjerë që na kanë dhënë një ndihmesë të jashtëzakonshme për pedagogjinë dhe talentet.
/Shqiptarja.com