Kek me banane (BanaKing) nga zonja Vjollca

Kek me banana

 Përbërësit:

3 banane

 180 gr sheqer

lëkura e 1 limoni

 1 lugë gjelle lëng limoni

 100 ml vaj bimor

 3 kokrra vezë

300 gr miell

1 pako pluhur pjekës

gjalp për lyerjen e tavës

 sheqer pluhur për dekor

 Përgatitja:

Në një grirëse vendosim 3 banane të qëruara dhe të prera në rrathë, shtojmë në të lëkurën e grirë të një limoni, 1 lugë gjelle lëng limoni. I kalojmë në grirësen e qepës ose në një blender dore dhe I tkhejmë të gjtihë përbërësit në krem, shtojmë vajin dhe evzët dhe përsëri I kalojmë në blender dhe I përziejmë përsëri. Transferojmë kremin e përgatitur në një tas. Shtojmë në të miellin e situr dhe pluhurin pjekës. Lyejmë tavën me gjalp trasnefrojmë brumin në një tepsi kekun dhe e vendosim në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius për 40 minuta. Pasi e nxjerrim nga furra e lëmë të bjeri temperatura për 15 minuta dhe në fund e pudrosim me pluhur pjekës.

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki