Vijojnë operacionet për evidentimin dhe goditjen e vend magazinimit të bimëve narkotike. Gjatë orëve të fundit janë zhvilluar dy operacione anticannabis në Këlcyrë dhe Memaliaj.
 
Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar 85 kg lëndë narkotike kanabis si dhe 2.300 rrënjë në proces tharje.
 
Në operacion 70 forca Policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe të Stacionit të Policisë Këlcyrë.
 
Operacioni i parë u zhvillua në territorin e fshatit Panarit, të njësisë administrative Dishnicë, në vendin e quajtur "Sheshi i Gjatë" ku u gjeten në një kasolle në brendësi të pyllit 1300 bimë të dyshuara narkotike të varura në proces tharje, si dhe një thes me rreth 10 kg me boçe të tharë të dyshuar si narkotike.
 
Policia mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative ka shpallur në kërkim policor një shtetas me inicialet S.D, si autor të dyshuar.
 
Operacioni i dytë u zhvillua në territorin e fshatit Izvor i vjetër, Memaliaj, ku u evidentua një kapanon brenda të cilit u gjetën një automatik, një pushkë, 8 thasë me lëndë narkotike me peshë rreth 75 kg, si dhe 1000 bimë në proces tharje.

[gallery]19445[/gallery]

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com