Këlliçi paralajmëron Tiranën: Nëse do të fitoj zgjedhjet do të bllokoj mbledhjen e mbeturinave në kryeqytet 

Këlliçi paralajmëron Tiranën: Nëse do të fitoj zgjedhjet do të bllokoj mbledhjen e mbeturinave në kryeqytet 

Gafat e Belind Kellicit

Gafat e Belind Këlliçit s'kanë limit. Duke harruar se ai garon si kryetar i bashkise se Tiranes dhe jo si kryetari i opozitës, sot ka premtuar që në rast se do të fitojë zgjedhjet e 14 majit, ai do ta nderpresë pagesën për sherbimin e mbledhjes dhe asgjesimit të mbetjeve urbane në kryeqytet,  që ai i cilëson si një skandal. Lajmërimin e cuditishëm e ka transmetuar me entuziazëm një nga  mediat e oborrit të Berishës: 

''Këlliçi tha se një ndër gjërat e para që do të bëjë nëse do të fitojë zgjedhjet si kryetar i Bashkisë së Tiranës do jetë ndërprerja e pagesës prej 80 mijë eurosh në ditë për inceneratorët fantazmë dhe kalimin e këtyre fondeve në ndërtimin e çerdheve, shkollave apo ujësjellësave. “80 mijë euro në ditë, a nuk të mjafton a nuk të duket diçka interesante kjo për qytetin? Ato 80 mijë euro në ditë që shkojnë për inceneratorin fantazëm do t’i destinoj në ndërtime çerdhesh, kopshtesh dhe shkollash. Të të jap një rast në Unazën e Re në Astir një komunitet me 70 mijë banorë që ka 0 kopshte, 0 çerdhe dhe 0 shkolla”, deklaroi Kellici në një dalje televizive''

Natyrisht Këllci nuk ka treguar impaktin mbi kushtet higjenike që do të prodhonte ne kryeqyet mospagesa dhe ndërprerja e shërbimit të mbledhjes dhe asgjeësimit të mbetjeve urbane. Per hir të së vërtetës, duke e ditur edhe ai vetë që nuk ka asnjë  shans fitore, ky i pastrimit të Tiranës, është një detaj realisht i parëndësishëm.   

xy/G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fatosi-kosove: 18/03/2023 22:03

    Kur magjupi eshte ber mret e ka loyer tpasmen me Kos,bile nuk e ka njoft as baben e vet, e nese Tirana do te kthehet ne lazarat ateher votojeni magjupin qe prétendons te behet kriminel per Halley e kryekriminel sali berishes.

    Përgjigju
  • Lala: 18/03/2023 21:59

    Kerrici Mund te Ket fol Kodra mas bregu...ama qe astiri ska asnje shkoll e asnje kopesht te ndertuar NGA bashkia Ket se lu as topi.atje KU Lali eri tha do bejme shkoll e cerdhe per Cudi Jan ndertu perseri pallate

    Përgjigju
    • Personi fizik: 19/03/2023 07:19

      Ka 8 vjet qe paguajme cdo vit si person fizik 4000Lek te reja takse te perkohshme per arsimin ne Tirane.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë