Avokati Indrit Sefa thotë në emisionin “Repolitix” në Report TV se Belind Këlliçi është pyetur në SPAK për dosjen Partizani fraksion 1, cili bën fjalë për hetimin pasuror të Berishës. 

“Një informacion, z. Këlliçi është thirrur për një procedim që është procedimi 287/1 që është fraksion i dosjes ‘Partizani’ që është regjistruar veçmas në dosjen ‘Partizani’, por nuk e di se në qoftë se do të ishte z. Berisha ose jo, nuk e di, por di që është fraksion i dosjes ‘Partizani’, por mund të jetë për elementë, subjekte të tjera, vepra të tjera”, tha ai.

Kujtojmë që deputeti i PD, nuk dha informacion pas daljes: “U thirra për një çështje periferike nga prokurori Arben Kraja”, tha ai. Pas tij, Prokuroria e Posaçme thirri edhe Indrit Hoxhën në cilësinë e një prej organizatorëve të Kuvendit të Rithemelimit.

Këlliçi qëndroi rreth 90 minuta në ambientet e SPAK, kurse Hoxha 30.