Kelmendi kalon testin antidoping
dorëzohen kritikët e kampiones

Kelmendi kalon testin antidoping<br />dorëzohen kritikët e kampiones
Majlinda Kelmendi tashmë zyrtarisht mund të festojë e qetë triumfin në Lojërat Olimpike në Brazil, pasi kaluar me sukses edhe testin për doping.
 
Kështu sportistja nga Kosova, e para në histori që rrëmben medaljen e artë u ka mbyllur gojën të gjithë kritikëve që dyshonin te paraqitja e saj.
 
Pas suksesit të saj në xhudo disa media të huaja njoftuan se në qershor të këtij viti xhudistja Kelmendi kishte refuzuar të kryente teste anti-doping në Francë, por një gjë e tillë u hodh poshtë nga kreu i Federatës kosovare të Xhudos, Agron Kuka.
 
Majlinda Kelmendi pritet që të rikthehet në Kosovë ditën e dielë ku është parashikuar një pritje madhështore. 



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Lufta Rusi-Ukrainë/ Moska sulmon anijet në portin Odessa, 1 person i vdekur! Ushtria ruse hyn në qytetin Toretsk

Lufta Rusi-Ukrainë/ Moska sulmon anijet në portin Odessa, 1 person i vdekur! Ushtria ruse hyn në qytetin Toretsk