Kembim valutor/ 3-Mujori -Leku u shvlerësua me 1,8%
TIRANE, 18 Maj /ATSH/- Në tregun e këmbimit valutor vendas, monedha vendase është karakterizuar nga presione nënçmuese në rritje, nën ndikimin e faktorëve kryesisht të jashtëm, në tremujorin e parë të vitit 2015, bëri të ditur Banka e Shqipërisë në raportin e publikuar së fundi mbi “Politikën monetare në 3-mujorin e parë 2015″. Sipas BSH-së, indeksi […]
Në tregun e këmbimit valutor vendas, monedha vendase është karakterizuar nga presione nënçmuese në rritje, nën ndikimin e faktorëve kryesisht të jashtëm, në tremujorin e parë të vitit 2015, bëri të ditur Banka e Shqipërisë në raportin e publikuar së fundi mbi "Politikën monetare në 3-mujorin e parë 2015?.
Sipas BSH-së, indeksi NEER, (kursi nominal efektiv i këmbimit kundrejt monedhave të pesë partnerëve tregtarë kryesorë, Itali, Greqi, Gjermani, Turqi dhe Kine) tregoi për një nënçmim të lekut me 3.0% në terma vjetorë, vlera më e lartë që prej muajit nëntor 2010. Ndërkohë, në raport me tremujorin e kaluar, nënçmimi rezultoi në masën 1.8%. Kontributin më të madh në këtë ecuri e dha forcimi i vazhdueshëm i dollarit amerikan në tregjet financiare, citon BSH-së.
Paralelisht me zhvillimet e lartpërmendura,indeksi i presioneve në tregun valutor rezultoi në rritje, ndonëse ka vazhduar të qëndrojë poshtë mesatares së tij historike.Kursi mesatar i këmbimit euro/lek rezultoi 140.2 lekë në tremujorin e parë, duke nënkuptuar një mbiçmim me 0.1% në terma vjetorë dhe një nënçmim me 0.4% në terma tremujorë. Gjatë këtij tremujori, kursi euro/lek është luhatur në një interval të ngushtë prej 139.6-140.6 lekësh, duke u tregtuar në nivele më larta në muajt shkurt-mars.
Pikërisht në këtë periudhë, kërkesa për valutë është shfaqur në rritje, nxitur si nga agjentët publikë ashtu edhe nga ata privatë të tregut. Përballë kësaj dinamike, oferta për valutë është shfaqur më e dobët.
Në linjë edhe me zhvillimet në tregjet valutore ndërkombëtare, për të tetin muaj radhazi, dollari amerikan vazhdoi të forcohet dukshëm ndaj monedhës vendase, si në terma vjetorë (21.6%) ashtu edhe në ato tremujorë (11.4%). Në këtë periudhë, 1 usd u tregtua mesatarisht me 124.6 lekë, duke shënuar një vlerë të re historike për 12 vitet e fundit./atsh/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4534
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Resorti nga Kushner në Sazan/ Muça: Imazh në interes të Shqipërisë! Nga Ballkani, vetëm Rama do jetë në ceremoninë e betimit të Trump
15 Janar, 22:42
-
Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën
15 Janar, 22:35
-
Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan
15 Janar, 22:11
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45